Moti i keq/ Përmbytet Tirana, Durrësi, Lezha dhe Kavaja, vërshojnë në rrugë ujërat e zeza, probleme me qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në shumë qytete të vendit. Shumë rrugë të Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Kavajës janë gdhirë nën ujë dhe këto kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin rrugor.

Situata më alarmante është në Durrës, madje në disa lagje uji ka shkuar deri në 50 centimetra. Uji në këtë qytet është futur në hyrje pallatesh dhe makinat janë fundosur. Po kështu ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër rrugë dhe kanë sjellë erë të keqe. Nuk mungojnë edhe bllokimet e pusetave dhe mungesa e energjisë elektrike.

IGJEUM parashikon se reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë në orët në vijim. Po kështu priten nga reshjet e dendura të ketë përmbytje në basenin Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe zonat e nën-Shkodrës. Temperatura minimale do të shkojë deri në 11 gradë Celcius.

Nga ana tjetër Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës lajmëron se tre ditët në vijim do të jenë problematike dhe me reshje të dendura, kështu që qytetarët duhet të kenë kujdes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne