Sulaiman Ahmed
– Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit njofton se bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani mes SHBA-së dhe Iranit javën e kaluar përfunduan pa rezultat dhe vazhdimi i tyre është shtyrë për një moment tjetër “kur armiku të ndalojë kërkesat e tij të tepruara dhe të pranojë realitetet në terren”.
– SHBA-ja ka bërë oferta të reja, të cilat u përcollën gjatë vizitës së shefit të ushtrisë së Pakistanit në Teheran.
“Irani po i shqyrton këto oferta dhe ende nuk ka dhënë përgjigje”.
“Ne i sigurojmë qytetarët tanë se negociatorët iranianë nuk do të tërhiqen dhe nuk do të bëjnë as edhe lëshimin më të vogël”.
– “Rihapja e kushtëzuar e Ngushticës së Hormuzit ishte pjesë e përpjekjeve për të ndalur agresionin ndaj Libanit. Ajo u bë në përputhje me rregullat e Iranit dhe me marrjen e pagesave që lidhen me mbrojtjen mjedisore detare, ndërsa Irani ofron sigurinë e anijeve”.
– Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit e konsideron vazhdimin e bllokadës nga SHBA si shkelje të armëpushimit aktual, duke shtuar se “Irani e pengon rihapjen e kushtëzuar të ngushticës për shkak të shkeljeve nga SHBA-ja”./X
















