Biznesi francez në Shqipëri rrit investimet, 433 kompani aktive në vendin tonë

Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka patur një trend rritës përgjatë viteve 2018-2022. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2022, vlera e tyre arriti në 445 milionë Euro.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, ka bërë që vendin tonë të vijnë 433 kompani me pronësi franceze.

Ndër to, 322 kanë kapital 100% të huaj, ndërsa 111 prej tyre kapital të përbashkët.

Kompanitë franceze kanë operojnë në sektorin minerar, siç është ajo në kërkim-përpunimin e bitumit, por së fundi janë shtuar edhe disa sipërmarrje të reja investimi në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin, në vendin tonë ka ardhur edhe ministri francez i ekonomisë,  Oliver Becht dhe një grup përfaqësuesish të biznesit francez,  të cilët do të prezantojnë planet e tyre të investimit në ministrinë e Financave dhe në një forum biznesi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne