.Bjellorusia do të prezantojë tredhjen kimike të pedofilëve
Ndryshimet e propozuara në kodin penal parashikojnë trajtimin mjekesor me tredhje kimike ndaj atyre qe abuzojne seksualisht me fëmijët, deklaron prokuroria e përgjithshme,
Bjellorusia po planifikon të përfshijë kastrimin kimik në programin për trajtimin e pedofilëve si pjesë e një plani veprimi për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual tha Zyra e prokurorit të përgjithshëm. Agjencia e njoftoi kete lajm në Telegram të hënën pas miratimit nga qeveria Bjelloruse.
Ndryshimet në kodin penal të vendit nga ministria e brendshme parashikojnë “trajtim mjekesor të detyrueshëm të personave që vuajnë nga pedofilia”, përveç dënimit të tyre gjyqësor, thuhet në deklaratë.
Si pjesë e ketij planit ministria e Shëndetësisë zhvilloi dhe miratoi “një protokoll klinik që përmban një algoritëm për trajtimin e pedofilisë, duke përfshirë përdorimin e kastrimit kimik”, shpjegoi agjencia. Është përgatitur gjithashtu një mekanizëm për rehabilitimin e viktimave të abuzimit seksual.
Presidenti Bjellorusise Alexander Lukashenko e mbështet forcimin e kontrollit mbi personat, të cilët ishin dënuar më parë për akuzat e pedofilisë, duke përfshirë përdorimin e byzylykëve elektronikë.
Presidenti gjithashtu dhe administrata jane kunder mardhenievene seksuale jo normale, LGBT, nderrimit te seksit, pedofilin dhe atyre qe mbeshtesion idene e cifteve te martuara pa femije.
Kastrimi kimik do te kryhet nëpërmjet disa ilaceve speciale që ulin dëshirën seksuale të pacientit për një periudhë të gjatë kohore ose në baza të përhershme. Ligjet që lejojnë kastrimin kimik ekzistojnë në disa shtete të SHBA-së, Kanada, Danimarkë, Gjermani, Norvegji, Suedi dhe vende të tjera.
Në Rusi, kastrimi kimik u prezantua në vitin 2012 si një procedurë vullnetare, e cila kërkon miratimin e personit të dënuar për abuzim seksual ndaj të miturve. /RT