Dje shqiptarëve iu kthye panorama e kongreseve të Partisë së Punës të diktatorit Enver Hoxha. Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me tallava e folk në sheshin Skëndërbej.
Në manifestimin absurd. Prapa Ramës, ministri Blendi Gonxhe ngriti grushtin lart, simbol i komunizmit që shembi kisha e xhamia, shtëpitë e Zotit, ndërsa në krah Edlira Dyrnishaj, zonja me shami që synon një karrige në Kuvend.
E në mes të ahengut, drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, pjesa me e madhe të cilëvë janë të kallëzuar ose po hetohen nga SPAK, dolën para qytetarëve duke bërë se kush e lavderonte më shumë kryetarin.
Në këtë hapje zyrtare të fushatës nga partia në pushtet ra në sy braktisja që qytetarët i bënë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama ndërsa pjesa dërrmuese e të pranishmëve në shesh ishin punonjës të administratës shtetërore./syri