Blinken dhe Tajani diskutojnë mbi krizën humanitare në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Blinken në bisedën telefonike me ministrin Tajani theksoi urgjencën e trajtimit të krizës humanitare në Gaza dhe parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Blinken dhe Tajani po ashtu përsëritën mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën në luftën Rusi-Ukrainë. Duke shprehur angazhimin për të punuar së bashku në trajtimin e sfidave globale kur Italia të marrë presidencën e G7 në vitin 2024, Blinken dhe Tajani diskutuan gjithashtu dhe “kërcënimet e paraqitura ndaj interesave globale nga sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq” nga Huthitë e mbështetur nga Irani në Jemen.

Ndër të tjera Blinken dhe Tajani shprehën rëndësinë e Misionit Shumëkombësh për Mbështetjen e Sigurisë për Haitin për të “stabilizuar situatën e sigurisë në Haiti dhe për të ofruar kushtet për rikthim në demokraci”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne