Blinken realizon telefonata të ndara me liderët palestinezë dhe izraelitë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken,  ka realizuar biseda të ndara telefonike me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, në telefonatën me presidentin Abbas, Blinken “shprehu shqetësimin e vazhdueshëm për dhunën e vazhdueshëm në Bregun Perëndimor”.

“Ai ripohoi mbështetjen e SHBA-së për masat për ta çuar përpara lirinë, sigurinë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për popullin palestinez. Sekretari Blinken dhe presidenti Abbas diskutuan mbështetjen e tyre për një zgjidhje me dy shtete dhe kundërshtimin e veprimeve që rrezikojnë qëndrueshmërinë e saj”, tha Miller.

Thirrjet telefonike vijnë pasi në muajt e fundit tensionet kanë qenë të larta në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar mes bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Në telefonatën e tij me kryeministrin Netanyahu, Miller tha se Blinken ripohoi “forcën e partneritetit dypalësh dhe angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit”.

“Sekretari Blinken dhe kryeministri Netanyahu diskutuan interesat e përbashkëta, duke përfshirë zgjerimin e integrimit rajonal të Izraelit dhe kundërvënien e kërcënimeve të paraqitura nga Irani”, tha Miller.

Siç theksoi ai, sekretari amerikan përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për politikat që “sigurojnë liri, siguri dhe prosperitet për izraelitët dhe palestinezët njëlloj”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne