Nga Roland Lami
PD insiston te një formë e mosbindjes civile sic është ai i bllokimit të rrugëve në Shqipëri për disa herë radhazi. Në tentativë për të kuptuar pse i ka mbetur gozhda këtu forcës më të madhe opozitare duke mos eksploruar forma të tjera të mos bindjes kupton që bllokimi i rrugëve është në fakt materializim i bllokimit të ideve te kjo forcë politike. Nuk thonin kot sofistët që veprimi është materializim i mendimit.
Mosbindja civile e PD ngjan më shumë me mosbindjen e publikut ndaj PD sesa e kësaj të fundit ndaj qeverisë. Nëse do ishte kjo e fundit do të shikonim marshim njerëzish me mijëra nëpër rrugë sic ndodhi këto ditë në Beograd që nuk e transmetoi asnjë televizion. Jo se nuk ka arsye për të protestuar përkundrazi, por nuk gjejnë inspirim te kjo forcë politike. Figura që thinjen dukë qëndruar në krah të liderit të radhës së kësaj force politike.
Mosbindja civile e PD është më shumë një aktivitet i radhës për të përmbushur strategjinë e liderit i cili në shterpësinë e ideve evokon aksione opozitare të viteve 2000 duke harruar kontekstin në të cilin jetojmë. Përsëritja e të njëjtit aksion sjell rutinizim dhe demotivim të personave të përfshirë dhe vet publikut. Shkurt, nuk bën më lajm. Shikoni pjësmarrjen edhe militantët reduktohen nga një bllokim te tjetra jo më qytëtarët e thjeshtë në kohë festash.
Mosbindja civile e bllokimit të rrugëve është bllokimi i rrugëve të komunikimit të kësaj force politike me individ, fraksione dhe parti të reja opozitare që nuk i bindën lidershipit të kësaj force Z.Berisha. Paradoklasisht, personi që premtoi bashkimin e opozitës sot është shkaku i fragmentarizimit të thellë të saj. Ndërkohë, kemi sistem proporcional rajonal dhe fragmentarizimi i votës vetëm disavantazhon opozitën.
Bllokimi i rrugëvë në pavetdijë është bllokimi i rrugëve për përfshirjen e figurave të reja të pakonsumuar më personalitet të ndërtuar nga vetja jo lideri në PD dhe mosbindja civile e kësaj të fundit është më shumë refuzim për të qënë pjesë e saj përsa kohë kjo forcë nuk modernizohet. Sigurisht, njërëz të tillë këtë aksion opozitar e konsiderojnë demode dhe përsëritja për disa hërë radhazi një vetvrasje politike.
Bllokimi i rrugëve në simbolikë komunikimi është një moskomunikim për njerëzit që duan të bëjnë aktivitetet e përditshme në kohë festash, një moskomunikim me njerëzit urban të shkolluar të arsimuar që akte të tilla nuk kanë asnjë domethënie për ta. Shkurt shterpësi elektorale.
Bllokimi i rrugëvë është një test prove jo vetëm për të parë reagimin ë strukturave dhe antarësisë në mobilizimin e njerëzve në këto aktivitete por edhe për të parë shkallën e devotshmërisë së tyre ndaj zbatimit të urdhërit të dhënë nga lart. Në kohë ankthi për listat dhe votimin e primatëve nëpër degë kjo e fundit është kthyer në prioritet për jo pak antarë të PD.
Bllokimi i rrugëve si aksion i stërpërsëritur ka një vecori kësaj herë faktin së Berisha është jashtë jo i izoluar në arrest shtëpie. Pikërisht ky fakt rrit iluzionin te antarësia dhe vet ideatori që kësaj radhe mosbindja civile do jetë masive spektakolare. Mirëpo, njerëzit nuk e kanë problemin vetëm me formën, përsëritja e të njëjtit aksion opozitarë bllokim rrugësh por më shumë më thelbin. Kësaj radhë të gjithë do kënë rastin ta kuptojnë se nuk kanë më alibi të shpresojnë për të kundërtën por të rimendonjë për thelbin. E bëjnë vallë dot ??
Pres me padurim mosbindjen civile të bllokimit të rrugëve në janar për sa kohë është bllokuar mendimi lartë.