Petrit Vasili shkruan në profilin e tij Facebook:
Narkostandarti i SPAK, turizëm kur ke faj, dhe burg kur s’ke faj!
Veliaj mori sot avionin dhe po bredh siç do vetë megjithse SPAK deklaron se ai hetohet për katër akuza korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjithashtu ai vazhdon të jetë në zyrë dhe të prishë prova përditë e të firmosë tendera e para’ publike me qindra milione euro perditë.
Ndërsa Berisha izolohet në arrest shtëpie 333 dite dhe i merret pasaporta e Meta rrëmbehet kriminalisht nga gangsterët e spak dhe policisë.Qoftë për Metën ashtu edhe për Berishën ka zero dokumente, fakte dhe prova dhe ata as nuk kanë asnjë funksion shtetëror e nuk kanë asnjë akses në dokumentet shtetërore e megjithatë u arrestuan nga SPAK- u me regji.
Udhëtimi i sotem i Veliajt jashtë vendit është vdekja pelërfundimtare e SPAK-ut me regji, që ka privatizuar totalisht ligjin duke e kthyer nga njera anë në llastik, që hapet pa fund për Veliajn e Ramen dhe nga ana tjetër në zinxhirë per Metën dhe Berishën.
Asnjë njeri i vetëm nuk e beson më SPAK-un pas largimit sot serbes serbes te Veliajt drejt Amerikes.
Edhe njeriu mê i fundit kupton se SPAK nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën, ligjin dhe paanshmërinë e barazinë përpara ligjit.
Edhe shqiptari më i thjeshtë e ka të qartë se SPAK eshte pulë perpara Ramës dhe Veliajt dhe gjel me opozitën.
Edhe individi më indiferent e ka formësuar brenda vetes se SPAK është prone e Ramës, gjymtyrê dhe mburojë e tij pa asnjë lidhje me mbrojtjen e interesit e parave publike dhe ligjshmërisë në këtë vend.
Turizëm kur ke faj dhe burg kur s’ke faj ky është narkostandarti i SPAK-ut.