MEK i bashkohet Izraelit në luftë kundër Palestinës dhe Hamasit

Ndërmjet shumë portaleve që merren me publikimin e lajmeve, të bën përshtypje portali zyrtar i Muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, të cilët qetësisht, të pashqetësuar nga asnjë ligj bëjnë propagandë antishqiptare, nxisin për luftë dhe dëmtojnë interesat kombëtare shqiptare.

Një organizatë që si pas ligjit do të duhej të merrej me aktivitet humanitar të refugjatëve anëtarë të saj, ti rehabilitonte nga lufta e Irakut, ku të gjithë vijnë nga poste ushtarake dhe detyra e trauma luftërash, në fakt ndodh e kundërta.

Cdo lajm i publikuar është vetëm fushatë kundër një shteti si  Irani dhe cdo propagandë është në funksion të qëllimeve të tyre politike për pushtet në Iran, ndërkohë që jetojnë si refugjatë në Shqipëri.

Artikulli i tyre: Roli strategjik i regjimit të Iranit në rrjetet e kontrabandës së armëve të Hamasit i datës 22 dhjetor 2024, ndërkohë që e gjithë bota apo edhe OKB flasin për genocid dhe viktima fëmijë e gra në shifra alarmante, në ditën kur bombardohet spitali i fundit aktiv në Gaza, është një dëshmi e lidhjeve që ky grup terrorist ka me Izraelin dhe shërbimet e tyre sekrete.

Referencat që përdoren në shkrim nuk janë publike por dokumente të IDF: Hetimet e fundit nga Qendra e Informacionit të Inteligjencës dhe Terrorizmit të Izraelit (ITIC), bazuar në dokumentet e sekuestruara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) gjatë operacioneve në Gaza. – Pra si është e mundur një grup aq i izoluar sic është MEK në fshatin  Manzë të Durrësit në Shqipëri, të ketë akses në këto informacione dhe të dalë në përfundime që këto janë kontrabandë në një situatë lufte sic është Gaza?  Ligjërisht edhe futja e ushqimeve mund të cilësohet kontrabandë, përsa kohë Izraeli ka bllokuar cdo gjë edhe ndihmat humanitare. Se si mbrohen organizatat që luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre dhe jo për të pushtuar vende të tjera sic janë organizatat që operojnë në Gaza apo Palestinë, ti cilësosh me fjalorin izraelit si kontrabandë ti drejtohesh grupeve nacionale si te ishin kriminele, kjo e ben MKO nje grup kriminelesh terroriste qe vendosin Shqiperine në rrezik lufte me Iranin me aktivitetin që bën.

Në shkrim ata thonë se: Dokumentet e sekuestruara zbulojnë se armët janë transportuar në Gaza përmes Jemenit duke përdorur rrjete të besueshme të kontrabandës. Veçanërisht, u hulumtua edhe mundësia e përdorimit të nëndetëseve për transportin e armëve. Ky koordinim nënvizon bashkëpunimin strategjik midis Iranit Hezbollah  dhe Hamasit, duke kulmuar me sulme në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Më tej ata vecojnë një paragraf si : Përfundim
Këto zbulime nënvizojnë thellësinë e përfshirjes së regjimit të Iranit në armatosjen dhe mbështetjen e Hamasit, si dhe strategjinë e tij më të gjerë për të destabilizuar rajonin dhe për të sfiduar sigurinë izraelite. Dokumentet nxjerrin në pah kompleksitetin e vazhdueshëm gjeopolitik të Lindjes së Mesme, ku ndërthuren operacionet e fshehta, aleancat proxy dhe investimet strategjike për të formësuar dinamikën e konfliktit dhe ndikimit.

Asnjë shkronjë për viktimat në Gaza as për Netanyahun e akuzuar për krime lufte nga ICC, por totalisht një shkrim në krah të Izraelit, si një grup terrorist proxy strategjik kundër Iranit  dhe totalisht kjo në kurriz të shqiptarëve dhe dëm të Shqipërisë. Aleanca MKO-Izrael filloi me sa duket në vitin 2002 kur grupi dyshohet se zbuloi materialin e inteligjencës izraelite mbi programin bërthamor iranian. Sigurisht që kjo është një provë më shumë nga ajo që tashmë dihet por organet ligjzbatuese shqiptare bëjnë sikur nuk e dinë. ./GazetaImpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne