Blushi në koalicion me PD-në? ja si përgjigjet

Kreu i Partisë LIBRA, i pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me PD-në, apo Lulzim Bashën, ka deklaruar se nëse anëtarësia vendos kështu, ai do të japë dorëheqjen nga kryesimi i partisë.

“Nëse LIBRA hyn në koalicion me PS apo me PD nuk do jem më kryetar i saj”, tha ai.

A keni vendosur me cilën parti do hyni në koalicion?
Nëse anëtarësia e LIBRA merr vendim që LIBRA të hyjë në koalicion me Berishën, unë nuk jam më kryetar i partisë.

Po me Ramën?
Besoj se po. As me Ramën.

Po me Bashën?
Nuk më lidh asgjë me Bashën e Berishën. Unë nuk mund të drejtoj një organizatë që vendos gjëra për të cilat nuk jam dakord. Ju e ndani dot Bashën me Berishën?

Në nisje të emisionit, gazetarja Eni Vasili ka firmosur për partinë e Ben Blushit, LIBRA që ajo të marrë pjesë në zgjedhje.

//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne