Boko Harami vret 92 ushtarë në Çad dhe 50 ushtarë në Nigeri

Në Çad, vend i Afrikës Qendrore, si pasojë e sulmit të organizatës terroriste Boko Haram ndaj forcave ushtarake të vendit, sipas përcaktimeve të para u vranë 92 ushtarë dhe u plagosën 47 të tjerë.

Presidenti i Çadit, Idris Deby në deklaratën e bërë nga rajoni ku ndodhi sulmi, bëri të ditur se Boko Haram sulmoi njësinë ushtarake në qytetin Bouma në provincën e Liqenit të Çadit dhe përleshjet pas sulmit zgjatën rreth 5 orë.

“Në sulm sipas përcaktimeve të para u vranë 92 ushtarë dhe u plagosën 47 të tjerë” tha Presidenti Deby duke shtuar: “Për herë të parë kemi humbur kaq shumë jetë. Përgjigjja e kësaj do të jetë e dhunshme”.

Burimet lokale bënë të ditur se një avion i dërguar për mbështetje ajrore gjatë sulmit, u kthye pasi u godit.

Ushtria deklaroi se rajoni është marrë plotësisht nën kontroll.

Ndërkaq edhe në verilindje të Nigerisë, një vend i Afrikës Perëndimore, në sulmin e organizatës terroriste Boko Haram ndaj forcave ushtarake të vendit u vranë 92 ushtarë dhe u plagosën shumë të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne