Borrell paralajmëron Kosovën për sanksione nga BE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar sanksione që BE  mund të marrë ndaj Kosovës nëse nuk do të ketë hapa drejt shtensionimit të situatës në Veri.

Borrell tha pas një diskutimi me ministrat e jashtëm të BE-së se ato kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, me pjesëmarrjen e serbëve.

“Masat do të godasin aspektet politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona”, tha Borrell në një konferencë për media.

Ai tha se po punojnë dhe se do të fillojnë të shohin “se çfarë masash mund të merren në rast se përfundimisht nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve”./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne