Bota

Bregu Perëndimor, ushtria izraelite arreston 12 palestinezë

Forcat izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 12 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate, ushtria izraelite njofton se forcat e sigurisë kanë arrestuar 12 palestinezë, katër prej të cilëve janë identifikuar si pjesëtarë të Hamasit.

Arrestimet kanë ndodhur në zonën Sanur, Nebi Saleh, Al-Sevahira dhe Dejr Samit.

Forcat izraelite shpesh futen në vendbanimet palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë. Torturave u janë ekspozuar 481 të burgosur, kurse në mesin e të burgosurve janë 57 gra dhe 300 fëmijë.

OPINIONE