Shqiperia

Breshëri kallashnikovi kompleksit në Tiranë

Një kompleks në zonën e Kasharit në Tiranë është sulmuar me breshëri kallashnikovi.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, rreth orës 00:35, në zonën e Kasharit, në kryeqytet.

Mësohet se gjatë orëve të natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë sulmuar me kallashnikov kompleksin në fjalë, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Kompleksi rezulton të jetë në emër të një personi me inicialet E.Ç., dhe nga breshëria e plumbave ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit./tpz

OPINIONE

INTERVISTA