Sot provimi i tretë i maturës, pas provimit vijon protesta

Mbi 31 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e tretë të maturës: atë të matematikës.

Si pasojë e protestave për provimin e letërisisë dhe gjuhës shqipe, Ministria e Arsimit ka vendosur të zgjasë kohën e provimit të matematikës, nga 2 orë në 2 orë e 30 minuta.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

Ngjashëm me 2 provimet e para, maturantët do të jenë të pajisur me maska e doreza dhe do t’i matet temperatura para hyrjes në provim.

Pas provimit, maturantët do të vazhdojnë protestën para Ministrisë së Arsimit për provimin e letërisë dhe gjuhës, dhënë më 11 qershor.

Ata kërkojnë:

  • Mundësinë për rivlerësimin e tezës;
  • Uljen e pragut minimal për të kaluar;
  • Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne