Breshëri plumbash ndaj makinës së 30 vjeçarit në Shkodër, policia jep detajet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Dy persona, që lëviznin me motor kanë qëlluar me ārmë një automjet.

Sipas informacioneve mësohet se një prej personave që ka qëlluar dyshohet të jetë një vajzë, e cila në momentin e ngjarjes ka qenë e veshur me bluzë të bardhë.

Sipas policisë rreth orës 12: 30 në rrugën e Vukatanes dy persona të paidentifikuar mbi një motor kanë qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristrad “Hyunday” AA 207 SV, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha 30 vjeç.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka patur të plāgosur ndërsa policia ka njoftuar se janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë dhe autorët e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne