Bullgari – Kryeministri Borisov fton Merkelin në Sofje për një takim rajonal me Kinën

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, i dërgoi një ftesë Kancelares gjermane, Angela Merkel, për të marrë pjesë në një takim të kombeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Kinën, i cili do të zhvillohet këtë muaj në Sofje.

Shefi i Sofjes zyrtare njoftoi se kancelarja është ftuar në këtë takim të formatit “16+1” që do të zhvillohet me 7 korrik.

Ky forum në kryeqytetin bullgar bashkon kryeministrat nga 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ku do të takohen me Kryeministrin kinez, Li Keqiang, për të biseduar për bashkëpunime në sektorë të ndryshëm të rëndësishëm, përfshirë infrastrukturën, energjinë dhe turizmin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne