Bushati: Basha theu rregullin, jo baltë mbi atdheun në gjuhë të huaj

Në një reagim në facebook, Bushati thotë se Basha theu rregullin e pashkruar por elementar të jetës publike sipas të cilit: “Në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun!”

Këtë rregull Basha nuk duhet ta shkelte edhe për një tjetër arsye sipas Bushatit:

“Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”.

Kreu i diplomacisë shqiptare shton më tej se Basha nuk tha asnjë fjalë për reformën në drejtësi, paçka se thirrjen e ndërkombëtare kanë qenë të vazhdueshme për kthim në Kuvend dhe votim të vettingut.

Bushati: Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët. Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike./Gazeta Impakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne