Bushati: Rama dhe Beqaj janë kriminelët e mjekësisë shqiptare, sot po gjejmë ca koka turku që të shfryjmë inatin e turmave

Analisti Andi Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mjekët e akuzuar për skandalin në Spitalin Onkologjik janë efektet kolaterale të skemës së ndërtuar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të cilët i cilësoi “kriminelët e mjekësisë shqiptare”, për katër koncesionet që marrin gjysmë miliardë euro.

“Unë  nuk e di se nuk e njoh sistemin shëndetësor, por po them se ç’mund të bëhej në shëndetësi me gjysëm miliardë euro që u jepen 4 koncesioneve hajdute.

Unë nuk kam shkuar kurrë të bëj check-Up-in, por është paguar edhe për ata që nuk bëjnë analiza. Është paguar edhe për mua. Nuk ka sistem, kemi kryeministrin që ka vendosur dhe ish-ministrin Beqaj që i ka nënshkruar. Këta janë kriminelët e vërtetë të mjekësisë shqiptare. Pastaj kush doktor merr para, apo i harxhon në Maldive, janë efekte kolaterale të kësaj skeme.

Ajo ministrja duhet të dilte dhe të thoshte se si mund të rregullohet sot skema e ilaçeve të kimioterapisë, çfarë mund të bëjmë që të kemi ilaçe për gjithë vitin dhe janë shumë ilaçe për shumë sëmundje.

Gjëja më e thjeshtë është që të gjejmë sot ca koka turku dhe të shfryjmë inatin e turmave mbi 3-4 veta. Problemi është se kur këta të ikin do të kemi të sëmurë që nuk do të marrim mjekime të epokën e shëndetësisë falas”- u shpreh Bushati./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne