Islamofobi Rajoni

Çeliku: Jam paragjykuar kur kam postuar fotografi me femra të mbuluara, sot kryeministrja e Zelandës së Re simbol i paqes!

Nga prof. Gjyla Çeliku

Një grua në botë promovon PAQEN me ndjenjat e femrës dhe ndjenjat njerëzore të respektit dhe tolerancës. Nga rasti i masakrës dhe terrorizmit në Zelandën e Re ajo pothuajse çdo ditë është me shami, sepse solidarizohet duke dëshmuar që ne të gjithë njerëz jemi pavarësisht përkatēsive fetare dhe kombëtare.

E mbaj mend kur unë kam postuar fotografi me studentet femra të mbuluara, kam pasur reagime te ashpra dhe jam paragjykuar ashtu si ju ka pëlqyer paragjykuesve sepse ata harrojnë që edhe ato janë vajza e gra, por unë kam vazhduar me kokën lart duke vlerësuar njeriun dhe besimin e tij, jo rrethin dhe bindjet idioteske.

Sot kryeministresha e Zelandës së Re tra.zon botën dhe meriton çmimin NOBEL PËR PAQE!

Unë jam krenare që jam femër kur botës i reflektohet paqja nga femra si kryeministresha e Zelandës së Re dhe jam e binder që paqen nē botë do ta sjellin FEMRAT!

OPINIONE