Po mbahet Ceremonia e kurorëzimit të Papës së ri ka nisur në Bazilikën e Shën Pjetrit, me procesionin që u formua duke u drejtuar drejt sheshit. Në fjalën e tij para besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u ndal tek humbja e madhe e botës së krishterë me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut. Më tej Papa Leoni ka bërë thirrje në themelimin e një kishe të bazuar në dashuri.
Papa Leoni XIV: Përshëndes të pranishmit.
Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.
Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë.
Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri. Sipas autoriteteve policore, pritet që në këtë ngjarje të marrin pjesë rreth 250,000 njerëz.
Një grup snajperistësh dhe pajisjesh kundër dronëve është vendosur gjithashtu në vend. Papa mbërriti në Vatikan me një automjet të hapur dhe përshëndeti besimtarët. Me një Popemobile të hapur (mjeti transportues i Papës), Leo mbërriti në Sheshin e Shën Pjetrit, ku përshëndeti turmat e besimtarëve./BW