Ceremonitë e përkujtimit të Rumiut u ndoqën nga 200.000 vetë

Në suazën e aktiviteteve u realizuan gjithsej 3 mijë 766 programe.

Ndërmjet datave 7-17 dhjetor, 11 herë në mbrëmje brenda javës dhe 4 herë gjatë ditës në fundjavë u ekzekutua shfaqja e dervishëve rrotullues mevlevianë (e njohur si ayin-i sherifi).

Kurse Koncertin e Ahmet Özhan dhe shfaqjen SEMA organizuar në Qendrën Kulturore Mevlana dhe në Pallatin e Sportit dhe të Kongreseve të Bashkisë së Metropolit të Konjës e ndoqën 47 mijë e 722 vetë.

Biletat për këto aktivitete u shitën nëpërmjet 672 agjencive.

Kurse koncertin e Shehram Nazirit (mjeshtër i muzikës popullore moderne iraniane) në Qendrën e Kongreseve Selxhukase e ndoqën 1 mijë e 850 iranianë.

Ekspozitat që u hapën ndërmjet datave 7-17 dhjetor në Qendrën Kulturore të Mevlanës u vizituan nga 20 mijë vetë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne