ÇETNIKJA FASHISTE SERBE E LINDUR NË PEJË, KËRKON T’I SHFAROS të GJITHË SHQIPTARËT NË KOSOVË !

Rexhep Elezaj

Deklarata e ministres çetnike në qeverinë e Serbisë, S. Paunoviç, e lindur në Pejë në vitin 1975, funksionare e SPS-it, paska deklaruar me 11 korrik; “Da sam bila Slobodan Milošević, etnički bih očistila Kosovo 1998. godine, se “po të kisha qenë S. Millosheviçi, do e kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998..”, dhe ky është kualifikimi im më e vrazhdë, ka thënë ajo vetë, sikur ka shtuar, se ajo nuk do t’i “likuidonte shqiptarët në mënyrën se si po përpiqen ata deri më sot ta spastrojnë Kosovën etnikisht (nga serbët, v.j.), por në mënyrë të tillë, që kushdo që ndjehet më pak banorë i Republikës Federale të Jugosllavisë, ta lëshojë atë dhe të shkojë në shtetin e tij amë. Ndërsa, ata që janë përcaktuar për akte terroriste (të) likuidohen në mënyrën se si zakonisht veprohet me terroristët edhe sot, e lëre më në atë kohë”, ka thënë çetnikja Paunoviq, siç ka transmetuar N1 i Beogradit.

Kjo deklaratë e saj fashiste, kriminale dhe puro antishqiptare, ka disa dimensione politike dhe antihumane, por ndër më kryesorët është se, kjo çetnike me shpirt kriminal dhe antishqiptar, e paska zbrazë urrejtjen e saj hapur ndaj shqiptarëve, por që

– këtë deklaratë ajo nuk e ka dhënë krye me vete, por në koordinim dhe njohuri paraprake me shefin e saj, kryeministrin serb, e ndoshta edhe me shefin e shefit, presidentin Vuçiq,

– kjo deklaratë vije në kohën, kur në Serbi krimet dhe aferat e brendshme korruptive kanë arritur kulmin e tensioneve mes shtetit dhe grupeve kriminale në të cilat krime janë të kyçur shumë oficerë policorë, siç ishte rasti me vrasjen e Aleksandar Neshoviqit, Baja, me 12 maj 2026 në restorantin „27“ në Senjak në Beograd, në të cilin akt ka qenë i involvuar ish shefi i policisë së Beogradit, trupi i të cilit pas disa ditësh është gjetur brenda një bure të madhe vaji i betonuar me cement,

– vije në kohën kur në Serbi tensionet politike janë çdo ditë në rritje, sidomos pas paralajmërimit nga vet presidenti serb Vuçiq, që brenda disa javësh do ta jep dorëheqjen nga posti i presidentit dhe më pas do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme nacionale në Serbi,

– pastaj kjo deklaratë e kësaj serbomadheje do ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek nacionalistët çetnik serb që para zgjedhjeve t’i bashkohen partisë së kriminelit Millosheviq, SPS, ku kjo çetnike ka poste të larta partiake,

Pra, kjo deklaratë fare nuk është e rastësishme, veçse e studiuar mirë, para së gjithash, që t’i mobilizon edhe më shumë radikalët serbë në fushatën e tyre kundër Kosovës, sidomos “jurishnikët” e udhëhequr nga terroristi M. Radojçiq, që sa më para që është e mundur ta “çlirojnë” Kosovën dhe Metohinë nga kolonialistët amerikan, dhe ta kthejnë nën pushtimin e Serbisë.

Prandaj, unë nuk e kuptoj se pse qeveria në detyrë e Kosovës nuk del me reagim zyrtar përmes MPJD-së, por vazhdon të hesht si peshku në ujë, gjë që kjo heshtje vetëm sa i inkurajon sulmet e çetnikëve kriminelë serb që ta rrisin fushatën e tyre kundër Kosovës..!?

Rexhep ELEZAJ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne