Çfarë e bëri Ilaria Sulën të shkonte te banesa e ish të dashurit! Detajet nga orët para se Mark Samson ta vriste

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, nga ish i dashuri filipinas, 23-vjeçari Mark Samson, i cili pasi e masakroi me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi nga shkëmbi. Por çfarë ndodhi para krimit të rëndë dhe çfarë e detyroi Ilaria Sulën të shkonte te banesa e ish të dashurit?

Sipas mediave italiane, tashmë që ka dalë edhe autopsia, pritet të ketë një rikonstruksion të qartë të të gjithë dinamikës së ngjarjes, paraprakisht dyshohet se 22-vjeçarja kishte shkuar të merrte disa rroba të saj dhe sendet personale.

Prokurorët bëjnë me dije se Mark Samson ka guxuar të hyjë edhe në laptopin e Ilarias, në mungesë të saj. Ai kishte shkuar më herët te dhoma ku Ilaria jetonte me qira, kishte tentuar të merrte laptopin, por kanë qenë shoqet e 22-vjeçares që e kanë ndaluar. Këtu, Ilaria do të kishte zhvilluar një debat me Markun, që mesa duket ka nxitur këtë të fundit të kryente krimin e rëndë.

Nga ana tjetër, 23-vjeçari, në dëshminë e tij është shprehur se ka humbur toruan nga mesazhet që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe ka prentenduar se ajo ia ka treguar vetë./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne