Muhamed Kajolli
Që nga ardhja në pushtet e ajatullahlve, Irani ka përjetuar disa tentime të pa sukseshme grushtshteti dhe disa atentate ndaj ish liderit Komeini dhe tani Kamneit.
Prandaj them se rrëzimi nuk do të ishte i lehtë, ai mund të zgjasë me vite. Sa më shumë të zgjasë lufta për rrëzimin e regjimit, aq më shumë ndryshime gjeopolitike do të kemi në rajon dhe në botë. Do të lindin kriza energjetike dhe kjo do të zgjojë pakënaqësi në mbarë botën, sepse kemi të bëjmë me një shtet të madh, e mirë të organizuar.
Po supozojmë se do të bie regjimi, atëherë mund të kemi: 1. Luftë civile. 2. Qeveri e re që do të mund të bashkëpunojë me Rusinë. 3. Qeveria e re do të përshpejtonte aleancën Turqi, Egjipt dhe Katar.
Asnjëra prej këtyre tri pikave nuk janë në favor për Perëndimin.
E para,
Natyrisht, para se të vjen deri te rrëzimi i regjimit do të zhvillohet një luftë e rreptë midis SHBA dhe Izraelit. Izraeli dhe bazat ushtarake të SHBA në rajon do të shkatërrohen rëndë. Përfitues të luftës do të ishin Rusia dhe Kina të cilat do të bënin çmos që ky rregjim mos të bie.
Sidoqoftë, po supozojmë se rregjimi ra dhe filloi Lufta Civile. Mendoj se kjo gjendje do të zgjasë shumë sepse përqindja dërmuese mbi 65% e duan vendin e tyre kështu siç është, të tjerët ndonëse rregjimi ua vret sytë, nuk janë anti Iran. Kur themi 65% duhet pasur parasysh se janë mbi 60 milion. Ata mund të janë iranian të devotshëm ose shiit jo pers që nuk duan trazira e luftë sikur shiitët azerë, lurë, bakhtiarë…
Ata që mund të shkaktojnë Luftë Civile janë grupet ose organizatat me ideologji etnike dhe antiregjim, e që në Iran janë shumë. Pra, kemi turkofonë (azerë e turkmenë), kurdë, arabë, belushë etj. Që në total, ata që duan luftë mund të janë më shumë se 10% . Epo ky 10% janë afër 10 milion që duan shkëputje.
Nuk ka dyshim se iranianët e pakënaqur, azerët dhe kurdët do të ndihmohen më fuqishëm nga Izraeli, gjegjësisht nga SHBA, të cilat tash e 40 vjet kanë bërë përpjekje për ta rrëzuar këtë regjim.
Mirëpo, nëse e kthejmë anën tjetër të medalonit, themi se përfshirja në Luftë Civile të një shteti të madh siç është Irani, mund të shkaktojë dëme të mëdha në rajon, sikur në Azerbejgjan, gadishullin Arabik, Pakistan e Afganistan, ndërsa në mbarë botën perëndimore mund të godet rrjetin kibernetik dhe sistemin energjetik.
A janë të gatshëm për trazira arabët, sidomos ata të Emirateve, Katarit, Kuvajtit e Arabisë Saudite? Them se nuk e duan një gjë të tillë, prandaj, këto ose do të qëndrojnë neutrale ose do të bashkëpunojnë me Iranin. Ndërsa bota do të duhet të përgatitet për trazira më të mëdha sepse pakënaqësia sidomos ndaj Izraelit është ngritur shumë.
E dyta,
Vazhdojmë…/fb

















