Çfarë ndodhi në mbledhjen për Këshillin e Myftinisë së Tiranës dhe shkeljet që u kryen

Nën rrethimin e protestës së besimtarëve të thërritur nga Forumi Musliman i Shqipërisë, myftiu Lauren Luli bashkë me një pjesë të hoxhallarëve kryen në mënyrë skandaloze mbledhjen për zgjedhjen e Këshillit të Myftinisë së Tiranës. Myftiu Luli bashkë me administratorin e Myftinisë së Tiranës Ardit Lushka e kishin planifikuar dhe parapërgatitur mirë skenarin e vjedhjes dhe manipulimit të këtij procesi zgjedhor.

Ndër shkeljet kryesore të këtij proçesi ishin:
1.Nuk u shpall dhe nuk njoftua afati përfundimtar për zgjedhjet e Këshillave të Xhamive, afati dorëzimit të procesverbalit të tyre dhe nuk u shpallen sanksione, dmth nese nuk paraqitet nuk do merrni pjese ne zgjedhje. Sipas statutit zgjedhjet e këshillave të xhamive duhet të kryhen në muajin Qershor, por ato në Tiranë dhe në vende te tjera u kryen në muajin Korrik, (për shkak të haxhit). Një pjesë e xhamive nuk kanë kryer zgjedhje për këshillin e xhamisë akoma, sepse myftiu Lauren Luli dhe administratori Ardit Lushka nuk patën lajmëruar asnjë afat përfundimtar të këtyre zgjedhjeve.
2.Nuk u shpall dhe nuk u njoftua afati i dorëzimit të autorizimit të përfaqsuesit të Këshillit të Xhamisë. Myftiu Luli dhe administratori Lushkaj i lajmëruan imamët dhe/ose përfaqsuesit e xhamive vetëm një ditë para zgjedhjeve duke iu thënë se për të qenë pjesëmarrës në mbledhjen për zgjedhjen e Këshillit te Myftinisë duhet të kenë dorëzuar autorizimin e posaçëm të Këshillit të Xhamisë. Ky autorizim ishte një risi që kërkohej për herë të parë në këto zgjedhje dhe imamët nuk ishin sqaruar aspak për këtë.
3.Data e zgjedhjeve të Këshillit të Myftinisë nuk u shpall publikisht. Ajo u njoftua privatisht një ditë përpara zgjedhjeve.
4.Myftiu Luli futi në Këshillin e Myftinisë pa votim dy zëvendësmyftijtë Erjol Haxhiu dhe Bilal Teqja. Ky veprim nuk ka asnjë bazë statuore ligjore dhe përbën një shkelje të papreçedentë.
5.Imami i xhamisë së Pazarit (Kokonozit) gylenisti Erjol Haxhiu, mori pjesë në mbledhje edhe pse nuk kishte kryer zgjedhjet në xhaminë e tij.
6.Një mashtrim tjetër skandaloz ishte mënyra se si u përcaktua që Myftinia e Tiranës të bëhej me 13 anëtar. Numri i anëtarëve nuk u diskutua aspak paraprakisht, por në momentin që imamët që hynë në vendin e 14 dhe të 15, nuk iu pëlqenin gylenistëve, myftiu tha që Këshilli të bëhej me 13 vetë, kjo megjithëse në Tiranë jetojnë 1/4 e popullsisë dhe numri xhematit është akoma më i madh se 1/4 e xhematit frekuentues të xhamive dhe ndërkohë që në zgjedhjet e fundit ka qenë me 15 anëtar. Ky veprim u krye në mënyrë tallëse ndaj hoxhallarëve të pranishëm dhe nuk kishte asnjë arsyetim vetëm sepse kështu i donte qefi Lauren Lulit dhe kështu i leverdiste për të patur shumicën e garantuar në Këshill.
7.Kuorumi. Sipas myftiut Luli pjesëmarrës në votime ishin 46 përfaqsues të Këshillave të xhamive, ndërkohë që në Myftininë e Tiranës janë rreth 100 xhami. Megjithatë sipas të pranishmëve në mbledhje ishin rreth 35 vetë, pra edhe më pak se numri që pretendoi gylenxhiu Luli. Për këtë gjë nuk u bë asnjë numërim transparent për të evidentuar numrin e të pranishmëve.
8.Pas proçesit zgjedhor nuk u bë publik proçesverbali me kandidatët dhe fituesit dhe votat përkatëse.

Dy pika tjera të dyshimta që askush nuk i sqaroi ishin:
Pse është në juridiksionin e Tiranës xhamia Riza Bajrami që ndodhet në Durrës? Kjo një nga akrobacitë që bëjnë gylenistët për të pasur sa më shumë në kontroll xhamitë më të rëndësishme dhe që u sjellin më shumë të ardhura.
Pse kishte te drejte vote zëvendës-imami gylenist Enes Hyka dhe çfarë përfaqsonte? Në mbledhje nuk u sqarua se çfarë përfaqsonte Hyka, a kishte ardhur si perfaqsues i xhamisë se medresese, sepse për xhaminë e medresesë kishte ardhur edhe imami i xhamisë Marius Tafani, apo ishte përfqasues i xhamisë së qendrës?Megjithate duket qartë që gylenistët Hykën nuk e kanë në brezin e parë të besueshmërisë, pasi e përdorin thjesht si xhol dhe për zëvendës dhe jo ta vendosin imam të emëruar.

Detaje të tjera

Në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme gylenisti Luli, u kishte kërkuar imamëve që të paraqesnin proçesverbalin e zgjedhjeve të xhamisë pa dhënë ndonjë afat dhe një autorizim nga këshilli i xhamisë për përfaqsuesit e xhamive. Këtë risi gylenistët e përdorën në të gjithë Shqipërinë për të penguar pjesëmarrjen e imamve dhe përfaqsuesve të xhamive që mund të votonin kundër tyre, duke lajmëruar atë imam që donin dhe duke mos informuar të tjerët.
Lajmërimi që kishte bërë ushtari gylenist Ardit Lushka për paraqitjen e proçesverbaleve nuk kishte afat perfundimtar deri kur duhej paraqitur dhe nuk kishte asnjë sqarim për autorizimin që duhej të pajiseshin përfaqsuesit e xhamive.

Nëpërmjet këtij deformimi të proçesit ngeli që pjesemarres në mbledhje të ishin të gjithë imamët gylenistë të Tiranës, imamët servilë dhe një pakicë imamësh apo përfaqsues xhamive të tjerë që nuk mund ti shmangte dot, apo ata që kishin marrë informacion apo rastësisht kishin dorëzuar autorizimin për përfaqsuesit e Këshillave të Xhamive. Imamët anëtarë të organizatës terroriste gylen janë, Erjol Haxhiu, Elton Karaj, Leonard Çela, Enes Hyka, Abdullah Ziba një këngëtar nga Ohri i Maqedonisë së Veriut i cili është zëvendësimam, në xhaminë e Saukut, Marius Tafani, Medi Spahiu, Kadim Rufati nga Maqedonia, imam i xhamisë Riza Bajrami në Durres, xhami që në mënyrë të çuditshme është në juridiksionin e Tiranës.

Pasi kishin marrë njoftimin për protestën që po kryhej në derën e Medresesë, myftiu Luli si një skuth i stërvitur, si dhe imamët gylenistë dhe servilë hynë nga dera e pasme e Medresesë.

Një numër imamësh dhe përfaqsues të xhamive nuk u lejuan të futen, ndër ta ishin imami Dr. Avni Lala, imami Shkëlqim Kuka, Halil Kanina, Olsi Aluku… etj. Gjithashtu nuk u lejua të futej edhe imami Rexhep Doka, por pas një përplasje të ashpër verbale, imamin Doka e lejuan të futej.

Mbledhjen e drejtoi myftiu Luli i cili filloi me leximin e neneve të statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH të cilat flisnin për proçesin zgjedhor. Menjëherë pas kësaj myftiu gylenxhi Luli në shkelje flagrante me statutin tha se 4 veta janë anëtarë të përhershëm të këshillit, duke shtuar në mënyrë të jashtëligjshme dy zëvendësmyftijtë, ndërkohë që në statut thuhet që vetëm myftiu dhe administratori janë anëtarë të përhershëm.Kjo gjë shkaktoi debat dhe kundërshtime mes hoxhallarëve servilë dhe pjesës tjetër të hoxhallarëve.

Pas kësaj myftiu filloi me propozimet e kandidaturave. Për të marrë konsensusin e të pranishmëve në fillim propozoi hoxhë Ahmed Kalanë, i cili u votua nga të gjithë të pranishmit. Me pas propozoi Ilir Currin i cili gjithashtu mori votat e nevojshme. Mbasi propozoi këta dy imamë të njohur për tu dukur si gjithëpërfshirës, myftiu propozoi tre anëtarë të organizatës së tij terroriste Gylen, Leonard Çela, Enes Hyka dhe Abdullah Ziba. Kandidaturat e propozuara prej tij morën votat e mjaftueshme për të hyrë në këshill.

Pasi propozoi këto kandidatura, myftiu tha mund të vazhdoni me propozimet sipas dëshirës. Pas tij, propozoi zëvendësmyftiu Erjol Haxhiu, i cili gjithashtu është anëtar i organizatës terroriste Gylen. Haxhiu propozoi Kliton Malaj, një imam që ka filluar punë para tre muajsh si imam te xhamia tek ujesjellësi tek Qyteti Studenti. Zëvendësmyftiu Haxhiu tha se Kliton Malaj është një imam me kontribute të mëdha. Malaj u hodh në votim dhe mori votat e mjaftueshme për të hyrë në Këshill. Ilir Curri propozoi Shpëtim Cingën, i cili mori votat e mjaftueshme për të hyrë në Këshill.

Më pas u ngrit për të propozuar hoxhë Diamand Muja dhe propozoi Neki Kaloshin, Lulzim Plloçin, Pëllumb Bajramin, Renard Sadikllari (Ibrahim Nun). Myftiu ndërhyri duke i thënë, “jo vetëm një propozim do bësh”. Menjëherë u ngritën në ekstazë disa imamë jo gylenistë, duke i thënë, “ jo, jo, prit një minutë, mos fol, pusho, pse propozon kaq shumë, propozo vetëm një person, etj. Ndër imamët që folën ishin Ilir Selba një muzikant nga fshatrat e zonës së Kërrabës me shkollë tetëvjeçare, i cili luan njëheresh rolin e imamit, servilit, zhurmuesit dhe zarit të gylenistëve, si dhe imami i sapo vendosur në punë Kliton Malaj. Hoxhë Diamant Muja i tha myftiut që kjo ishte abuzim, sepse myftiu vetë propozoi disa persona dhe gjithmonë edhe në votimet e tjera, ishin propozuar më shumë se një person. Gjithsesi propozimet u pranuan dhe myftiu kërkoi të votohej në mes të zhurmës dhe debatit, imami Pëllumb Bajrami u rendit i 15. Me pas imami Pëllumb Bajrami propozoi imamin Diamant Mujën, i cili u rendit i 14. Imami Lulzim Plloçi kërkoi të rivotohet pasi ishte shumë zhurmë, sepse ndërkohë që votonin, muzikanti Ilir Selba bërrtiste me një histeri karakteristike që e shoqëron. Myftiu kundërshtoi dhe rivotimi nuk u pranua. Më pas imami Florian Kola propozoi Emërim Koçin, i cili mori votat e nevojshme për të hyrë në Këshill. Emërim Koçi propozoi Abdullah Nelën, i cili mori votat e nevojshme për të hyrë në Këshill.

Sipas disa të pranishmëve e gjithë mbledhja dukej një skenar i parapërgatitur mirë. Myftiu Luli duke demostruar aftësine kryesore që i karakterizon gylenistët, skuthllikun, gjatë gjithë mbledhjes pëshpëriste dhe i kalonte veprimet me shpejtësi, kur kishte shkelje apo mungesë transparence.

Pasi mbaroi mbledhja myftiu, imamët gylenistë dhe shumica e të pranishmëve dolën nga dera e pasme e medresesë për mos t’u përballur me besimtarët që protestonin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne