Çfarë po transporton Anija “Marin” nga Porti i Durrësit në Libi? Gazetari Gjergji Thanasi ngre dyshime!

Gazetari Gjergji Thanasi ka denoncuar pëmes rrjetit social Facebook udhëtimin e anijes “Marin” nga Porti I Durrësit drejt portit të Misurata në Libi duke ngritur dyshime se me cfarë mund të jenë ngarkuar kontenjerët që ajo do të trasnportojë drejt Libisë.

Në një status në Facebook, Gazetari Thanasi ironizon duke thënë se kjo anije mund edhe të lëvizë bosh në mesdhe.

“Gjithe naten mbeta pa gjume mbreme duke vrare mendjen se cfare trajlerash e kontejneresh po transporton kjo Anija MARIN tip Ro Ro nga Porti i Durresit/Romano Port per ne Misurata te Libise. Ne mengjes me feksi ne koke ideja, qe ndoshta anija po lundron bosh per ne Libi. Fundi i fundit kjo anije mund ta kete ,”hobby” te verdalliset bosh ne Mesdhe, Jon dhe Adriatik!!!!”, shkruan gazetari Thanasi.

Kujtojmë që pak kohë më parë në Portin e Durrësi u kap një anije që sillte mijëra tonë naftë dhe sot nuk dihet asgjë për fatin e saj./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne