Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të protestojë sot në Strasburg për disa çështje që lidhen me qeverinë e cila akuzohet për shkelje ligjore.
Shumica e deputetët do të udhëtojnë sot drejt Strasburgut për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.
Në skenarin e zbardhur nga gazetari Osman Stafa thuhet se deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve.
Po kështu, përveç këtij grupi, pjesa tjetër e deputetëve të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial./BW