ÇFARË QUHET TERRORIZËM? NJË VËSHTRIM MBI STANDARDet DHE SHIFRAT GLOBALE

Andi Kurti

Kot kështu sa për informacion

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me rezolutën e tij 1566 të tetorit 2004, përkufizon se aktet terroriste janë “akte kriminale, përfshirë ato kundër civilëve, të kryera me qëllimin për të shkaktuar vdekje ose lëndime të rënda trupore, ose marrjen e pengjeve, me qëllim provokimin e një gjendjeje terrori në publikun e gjerë ose në një grup personash ose personash të veçantë, frikësimin e një popullsie ose detyrimin e një qeverie ose një organizate ndërkombëtare për të kryer ose për t’u përmbajtur nga kryerja e ndonjë akti”.

Organizatë terroriste shpallet një grupim që përgatit, nxit apo përfshihen në akte të dhunshme si vrasje, dëmtime të rënda të pronës, rrezikim të sigurisë e vdekje të civilëve, ku qëllimi është të provokohet terror, të ndikohen qeveritë ose të prishet jeta publike.
Shqipëria thotë se do të shpallë Hezbollahun dhe Gardën Revolucionare e Iranit (GRI) si organizata terroiste, ndërsa Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Nëse u referohemi ca shifrave të trasha, IDF-ja (Ushtria e Izraelit) ka një raport viktimash mbi 80% civile, Irani dhe GRI diku tek 70%, e Hezbollahu nën 50%. Izraeli dhe SHBA-të kanë një raport 70% viktima civile pas sulmeve në Iran.

Kjo në përqindje, sepse në numra në raport me vrasjet e civilëve, Izraeli nuk krahasohet, duke vrarë disa fish më shumë civile në 3 vitet e fundit. Po ashtu, Izraeli dhe IDF-ja janë vrarësit më të mëdhenj të fëmije në botë, në çdo 1 orë ka vrarë 1 fëmijë, ose rreth 24 fëmijë të vrarë çdo ditë. Po ashtu, Izreali është vrarësi më i madh i gazetarëve në botë 3 vitet e fundit, me numra që tejkalojnë edhe Luftën e Dytë Botërore. Izreali në 3 vitet e fundit ka sulmuar 7 vende të tjera!

Përballë këtyre shifrave Izraeli dhe IDF-ja duhet të ishin shpallur të parët si organizta terroriste, e vend që sponsorizon terrorizmin (imagjino këtu të llogarisnimin edhe gjithë historinë e SHBA-ve 70 vendeve të fundit).

Por Rama dhe qeveria shqiptare tashmë janë futur në rrethin e qeverive botërore të ndikuar totalisht nga qarqet sioniste. Sigurisht që Rama nuk e ka marrë vetë këtë akt, duke qenë se shumë vende evropiane shumë më të mëdha e forta se ne nuk e kanë marrë, ehde duke qenë me të rrezikuara nga terrorizmin sesa ne.

Shqipëria është një herë shërben si eksperiment për këto fuqi për planet e tyre dhe Edi Rama është shumë i lumtur të bindet, mjafton të përfitojë diçka për pushtetin e tij personal.

Mazel tov!/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne