Chris Allen: Qeveritë evropiane nuk bëjnë asgjë kundrejt sulmeve ndaj Kuranit

BURAK BİR –

Eksperti i “studimeve të urrejtjes” pranë Universitetit të Leicesterit, sociologu Chris Allen, duke folur për sulmet ndaj Kuranit tha se “Këto sulme kryhen me shpresën se do të reagojnë më ekstremët, duke forcuar kështu pretendimet se të gjithë muslimanët janë të njëjtë me ata që reagojnë”.

Sipas tij, qeveritë evropiane nuk do të bëjnë asgjë për denimin e këtyre sulmeve. “Nuk mendoj se qeveritë interesohen shumë me këto çështje. Sepse, nuk mendoj që mbrojnë me të vërtetë muslimanët dhe pakicat përfshirë refugjatët dhe emigrantët”.

Duke folur rreth qasjes së Britanisë ndaj muslimanëve, Allen theksoi se në krahasim me 10 vjet më parë diskursi i së djathtës ekstreme është shumë më “afër” me politikat e qeverisë.

– Provokimet kundër Kuranit në Suedi

Përderisa në periudhën e fundit po rriten sulmet ndaj Kuranit në Suedi dhe Danimarkë, lejimi i këtyre provokimeve përballet me reagime.

Politikani i ekstremit të djathtë danez dhe lideri i Partisë Linja e Ashpër (Stram Kurs), Rasmus Paludan, në vitin 2022 gjatë pushimeve të Pashkëve vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Më 21 janar Paludan, dogji Kuranin para Ambasadës së Türkiyes në Stockholm, ndërsa më 27 janar para Ambasadës turke në Copenhagen.

Salwan Momika me origjinë irakiane, më 28 qershor dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stockholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit.

Poashtu më 20 korrik, Momika nën mbrojtjen e policisë shkeli Kuranin dhe flamurin irakian përpara Ambasadës së Irakut në Stockholm dhe më 31 korrik para Parlamentit të Suedisë.

Bahrami Marjan, 47-vjeç me origjinë iraniane, më 3 gusht nën mbrojtjen e policisë dogji Kuranin në brigjet Angbybadet të Stockholmit./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne