CIA DHE MI6 ANGLEZ DUAN TA NDAJNË SHQIPËRINË NË PRINCIPATA FETARE

Nga Bajramm Shabani

Nga erdhi kjo ide që Edi RAMA kërkon shtet “ISLAMIK” në Shqipërinë e Mesme, habia më e madhe është që kërkon shtet musliman me HU HU BABAHUT e devijuar bektashi-SHIA.

Idea për shtet ISLAMIK në një pjesë të Shqipërisë është tendencioze dhe me pasoja të rrezikshme, ata që tentojnë të krijojnë shtete ISLAMIKE, KALIFAT ISLAMIK si në SIRI fshihen mbrapa kesaj ide, ata që krijuan ISIS-in, Al Nusren, Boko Haramin, Kalifatin Islamik në Siri dhe Irak duan edhe një shtet bektashi në zemer të shqipërisë.

Nëse sot Edi Rama krijon shtetin ISLAMIK me bektashitë SHIA të Ikkabelle Hudutit, neser kerkojnë edhe katoliket e Mirditës ta shpallin Republikën Katolike të Mirditës me Gjon Marka Gjonin. Pasnesër kerkojnë ortodokset në jug të Shqipërisë të krijojnë shtetin Vorio Epirit deri te lumi Shkumbin në Elbasan.

Po rikthehen tendencat e errëta destruktive e antishqiptare për ta ndarë Shqipërinë në principata fetare, sektare e ideologjike.

Tani po bindem që Enver Hoxha paska pasur të drejtë që i ka ndaluar besimet fetare, sepse besimet fetare kur nuk i shërbejnë anës shpirtërore bëhen teje të rrezikshme dhe na çojnë drejtë shkatërrimit.

Të jetosh pa besim fetar është e tmerrshme dhe e paimagjinueshme për njeriun dhe njerëzimin, sepse njeriu për nga natyra është i krijuar të besoj në Zot.

Mirëpo kur feja keqpërdoret dhe shndërrohet në dogmatizëm më nuk kemi të bëjmë me fe, kurrë feja nuk përdorët për ta ushqyer anën shpirtërore, metafizikën, asketizmin, balancën në mes shpirtërores dhe materjes atëherë shteti duhet të intervenoj sepse pasojat mund të jenë të paparashikushme.

Pa besim është e paimagjinueshme të jetohet por kur besimin e shndërron në dogmatizëm, atëherë nuk kemi të bëjmë më me anën shpirtërore por me një ideologji dogmatike që nuk ndikon që ne të behemi me human, më besimtar, më të mirë dhe më të devotshëm e më të dinjitetshëm.

Po e citoj filozofin e madh grek Plutarkun: GJATË HISTORISË SË NJERËZIMIT KANË EKZISTUAR SHTETE PA FORTIFIKATA, PA INSTITUCIONE SHTETËRORE, POR KURRË NUK KANË EKZISTUAR SHTETE PA BESIME FETARE.

Një popull pa besim fetar nuk mund të ekzistoj në afatgjatë, por kur fetë shndërrohen në dogmatizëm atëherë duhet patur kujdes se nuk kemi të bejmë me besime fetare.

Mjerisht besimet fetare Islami dhe krishterimi i ndarë në dysh në Lindje dhe Perëndim sot në trojet shqiptare janë shndërruar në dogmatizëm, dhe po përdoren për qëllime të erreta nga agjenturat perendimore.

Perëndimi është duke e nuhatur që shqiptaret kanë filluar ta urrejnë Perëndimin dhe ta simpatizojnë Rusinë dhe Kinën, për kte arsye tani CIA dhe MI6 anglez tentojnë të krijojnë shtete fetare muslimane, katolike dhe ortodokse që shqiptaret të mos merren me armikun e tyre Perëndimin angloamerikan dhe të mos bëhen prorus, por të harxhojnë energjitë e tyre kot së koti duke u martë me njëri tjetrin të ndarë në baza fetare jo ti je musliman turkoarab, jo ai është katolik italian, jo Jorgo ortodoksi është grek.

Të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideologjie, krahine duhet të bashkohen sepse mbi të gjitha ne jemi një popull, të mos merremi me gjera të kota por të kerkojmë largimin e NATO-s nga Shqipëria, Kosova.

Bile ne ballkanasit duhet të pajtohemi me gjithë popujt e Ballkanit të bëhemi bashkë dhe ti themi angloamerikaneve largohuni nga Ballkani, të mos lejojmë të instrumentalizohemi nga Perëndimi duke na përdorur mish për top shqiptaret kunder serbeve e grekeve e greket e serbet kunder shqiprareve.

Në Ballkan nuk do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, mirëqenje përderisa nuk largohet çizmja e fundit e ushtarit të NATO-s, në ato vende ku janë prezent NATO nuk ka paqe por ka vetem luftera, varfëri, kaos, amoralitet, degjenerim, ekstremizma fetar, ekstremizma racor, nacionalizma.

Në foto klikat e devijuara fetare bektashiane dhe SUNITE në shërbim të neofashizmit dhe sionizmit angloamerikan dhe frankogjerman./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne