Reshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytje të mëdha këtë të premte në rajonin e Katanias në Itali.
Sipas të dhënave paraprake, uji ka zaptuar dhjetëra rrugë, teksa njësoj si në në Spanjë, por në nivel alarmi më të ulët, qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në makina dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve.
Situata më e rënduar paraqitet në Acireale, Catania Nord, Palagonia e Maletto, ku autoritetet iu kanë kërkuar banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi reshjet mund të intensifikohen në orët në vijim.
Ekipet e emergjencës civile janë dislokuar në terren për të ndihmuar banorët për problematikat që mund të hasin./sot