Covid-19 vret iranianin e dhjetë në Manzë

Sapo mësuam që mëngjesin e 9 nëntorit (ndoshta edhe pak orë më parë), virusi Covid-19 vrau komandantin e MEK-ut të quajtur Hassan Zareai .

Ky është MEK-si i dhjetë, që vdes nga Covid-19, që nga java e parë e nëntorit. Sipas burimeve tona e sëmurë me Covid-19 në gjendje të rëndë është edhe një MEk-se shumë e famshme, për shkak të përpjekjeve të prindërve të saj për ta shpëtuar nga kthetrat e “Harpisë” Miriam Rajavi.

Personalisht lus Zotin, që ta mbajë në jetë vajzën e ngratë, me qëllim që MEK-sja në fjalë të përqafojë përsëri nënën dhe babën e vet, motrën e vëllain aty, ku janë, përtej Atlantikut.

Apel qeveritarëve shqiptarë!

Virusi Covid-19 po bën kërdinë në rradhët e iranianëve të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Qeveria shqiptare, kur i pranoi në Shqipëri, i pranoi me sebepin e arsyeve humanitare, se gjoja jeta e tyre ishte në rrezik!!!! Kryeministri Edvin Rama të mbajë premtimin, që i bëri ish sekretarit të shtetit Xhon Kerri, për ndihmën mjekësore, që nuk do u mungonte kurrë MEK-save, ndihmë mjekësore, që do ofrohej bujarisht nga shteti shqiptar! Jeta e MEK-save është në RREZIK!

Z. Edvin mbro jetën e MEK-save duke zbatuar edhe brenda gardhit të Kampit Ashraf 3 protokollin shtetëror shqiptar, që zbatohet për të luftuar përhapjen e Covid-19 si edhe për të mjekuar pacientët me Covid-19!!!!!!

Vatra e Covid-19 në Manzë sot është vdekjeprurëse për anëtarët e kultit ish terrorist të Mriam Rajavit, nesër ajo mund të rrezikojë banorët e Njësisë Administrative Manëz, por pse jo edhe banorët e vetë qytetit të Durrësit. Tani, që hyzmetqari e b.lëpirsi  i Rajavit, Sandër Lleshaj e theu qafën si ministër i brendshëm, ka ardhur koha, që qeveria shqiptare të futet në kamp. Ka ardhur koha të ndërhyet për të shpëtuar jetë iranianësh sot dhe pse jo nesër jetë shqiptarësh hallexhinj, që rrezikojnë jetën duke punuar në një vatër infeksioni Covid-19 për 1 000 lekë në ditë dmth për 7 euro dhe 15 centë në ditë!!!!!!!!

Z. Kryeministër Edvin, mirë që policët e tu na i vrasin djemtë pa faj natën, për shkelje orari ndalim qarkullimi, por të paktën mos lejo që Covid-19 t’i vrasë shqiptarët ditën, sepse një ish terroriste plakë e pa Atdhe nuk ngopet, që nuk ngopet së piri gjak njeriu!!!!

GJERGJI THANASI_ Ekskluzive për Ashraf News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne