Daeshi, Krijesë e Perëndimit

James Shea, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Kërcënimeve të Reja në NATO – tani që është një titull i bukur – mbajti kohët e fundit një fjalim në një klub privat në Londër për Shtetin Islamik / Daesh. Shea, ashtu siç shumë e mbajnë mend, e bëri emrin e tij si zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës së NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999.

Pas bisedës së tij Shea u angazhua në një debat me një burim që unë e dua shumë. Burimi më vonë më dha disa fakte.

Sipas inteligjencës saudite, Daesh u shpik nga qeveria e SHBA-së – në Camp Bacca, në afërsi të kufirit të Kuvajtit, ashtu si shumica e mban mend – për t’i dhënë fund qeverisë me shumicë shiite, Nuri al-Maliki në Bagdad.

Nuk ndodhi kështu, sigurisht… Pastaj, disa vite më vonë, në verën e vitit 2014, Daeshi shpartalloi ushtrinë irakiene në rrugën e tij për të pushtuar Mosulin. Ushtria irakiene iku. Operativët e Daeshit më pas aneksuan armët ultra-moderne për të cilat instruktorëve amerikanë iu deshën nga gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj për të trajnuar irakienët dhe … surprizë! Daeshi i inkorporoi armët në arsenalet e tij në 24 orë.

Në fund, Shea pranoi sinqerisht për burimin që Gen David Petraeus, dirigjenti i valës shumë të lavdëruar të vitit 2007, kishte trajnuar sunitët që tani janë pjesë e Daeshit në provincën Anbar në Irak.

Inteligjenca saudite ende pohon se këta sunitë irakienë nuk janë trajnuar nga SHBA – siç ka konfirmuar Shea – për shkak se shiitët në pushtet në Bagdad nuk e lejuan këtë. Aspak e vërtetë. Fakti është që bërthama e Daeshit – shumica prej tyre ish-komandantë dhe ushtarë në ushtrinë e Sadam Huseinit – është me të vërtetë një milici e trajnuar nga SHBA-ja.

Në mënyrë të pritshme, në fund të debatit, Shea vazhdoi të fajësonte Rusinë për absolutisht çdo gjë që po ndodh sot – duke përfshirë edhe terrorin e Daeshit.

Z. Sykes dhe Monsieur Picot, ju jeni të vdekur

Tani le të kthehemi në shpalljen e Kalifatit të Daeshit më 29 qershor 2014. Ai u kompozua si heqja simbolike e kufirit Sykes-Picot që ndau Lindjen e Mesme një shekull më parë. Në të njëjtën kohë, duke braktisur mundësinë e një goditjeje ushtarake për të marrë Bagdadin, Daeshi zgjodhi të rajonizonte dhe të ndërkombëtarizonte luftën, duke krijuar shtetin e tij transnacional dhe duke denoncuar shtetet rajonale si “mashtruese”. E gjithë kjo e shoqëruar me ngjalljen e çfarëdo strategjie kaosi, e aftë për të tmerruar opinionin publik perëndimor.

Për grupe të mëdha të audiencës sunite arabe, kjo ishte diçka e fuqishme. Daeshi po vetëdeklarohej, në mënyrë të deformuar, si trashëgimtari i vetëm i vërtetë i pranverave të ndryshme arabe; si lëvizja e vetme krejtësisht autonome rajonale, e varur ekskluzivisht në bazën e vet lokale, e përbërë nga fise të shumta beduine.

Por, si erdhëm deri këtu?

Le të kthehemi pas edhe një herë – tani në Irak në vitet 1990, gjatë kohës së Klintonit. Logjika strategjike në atë kohë shprehu një instrumentalizim të rezolutave të OKB-së – me Uashingtonin që kontrollonte de facto naftën e Irakut, duke manipuluar çmimet si një mjet presioni ndaj konkurrentëve të tregtisë që ishin më shumë të varur nga nafta e Irakut të tilla si Kina, Japonia dhe vendet e përzgjedhura evropiane.

11 shatori e ktheu këtë gjendje me kokë poshtë – duke çuar në marrëzinë ideologjike neokonservatore të vitit 2003 dhe në amatorizmin e mëvonshëm që menaxhonte një pushtim në injorancë totale ndaj historisë dhe dinamikës ultra-komplekse midis shtetit dhe shoqërisë irakiene. Sadam Huseini ishte ikona e fundit de facto e një marrëveshjeje politike të shpikur nga Britania perandorake në vitin 1920. Pas pushtimit, shteti i Irakut u shemb. Dhe regjimi Cheney nuk e kishte idenë se çfarë të bënte me të.

Nuk kishte asnjë alternativë sunite. Pra Plani B, nën presion të madh nga ana e shiitëve dhe kurdëve, ishte t’i dëgjohej zëri shumicës. Problemi është se partitë politike përfunduan si parti fetare dhe etnike. Ndarja e pushtetit në stilin libanez – shiitë, sunitë dhe kurdë – doli të ishte një makth jofunksional.

Ndërmjet viteve 2005 dhe 2008, kjo përpjekje amerikane për të rindërtuar shtetin e Irakut shkaktoi një luftë të tmerrshme konfesionale civile mes sunive dhe shiitëve. Sunitët humbën. Dhe kjo padyshim shpjegon suksesin e mëvonshëm të Daeshit në krijimin e një “Toke Sunnite”.

Pushtimi amerikan – afera e dashurisë së Pranverës Arabe

Tani le të kthehemi në versionin sirian të Pranverës Arabe në shkurt / mars të vitit 2011. Protestat e para kundër sundimit të hekurt të Asadit ishin paqësore – multi-komunitar dhe multi-konfesionale. Por mllefi anti-alavit shumë shpejt filloi të radikalizonte një pjesë të rëndësishme të shumicës sunite.
Historiani Pierre-Jean Luizard, një specialist në Irak, Siri dhe Liban në CNRS-në franceze, na kujton se Siria ishte vendi i preferuar i Hanbelizmit – një degë më konservatore e islamit sunit që ka ndikuar shumë në shfaqjen e vehabizmit në Gadishullin Arabik. Kjo nënkupton një anti-shiizëm virulent. Kështu emergjenca në mesin e opozitës siriane armatosi grupet e shumta Selefi-xhihadiste, mbi të gjitha Jabhat al-Nusra – i njohur si al-Kaeda në Siri.

Ndërkohë, Asadi i detajoi një mesazh perëndimit dhe borgjezisë së tij sunite mes besnikërisë dhe dizidencës; ose unë, ose kaos. Kaosi pasoi, gjithsesi, me dhunë të tmerrshme strukturore, dobësim të përgjithshëm institucional, fragmentim të përgjithshëm territorial.

Pra, është e drejtë të thuhet se si pushtimi amerikan edhe Pranvera Arabe siriane përfunduan me të njëjtin rezultat. Por kishte disa dallime; në Irak, Daeshi gëzon mbështetjen (e heshtur) të shumicës së arabëve sunitë. Në Siri, sunitët janë të ndarë; Daeshi mund të vendosë në shkretëtirë kulturën beduine, por është Jabhat al-Nusra që ka marrë mbështetje të rëndësishme sunite në qendrat e mëdha urbane si Alepo. Në Irak, kufijtë ndërmjet tri komuniteteve të mëdha – sunite, shiite, kurde – janë pak a shumë të ngrirë. Në Siri, ekziston një mister i pafund bashkimi i pjesëve të figurës (si puzzle).

Ajo që ndodh më pas është një mister. Pavarësia de facto e Kurdistanit të Irakut mund të ngurtësohet. Qeveria e Bagdadit mund të përfaqësojë vetëm shiitët. Megjithatë, është e vështirë ta shohësh Daeshin duke konsoliduar kontrollin ndaj sunitëve në Irak – jo me Betejën e vazhdueshme të Mosulit.

Shpërthimet sundojnë labirintin e pasqyrave

Është e lehtë për ta larguar Daeshin si kulmin e idiosinkrazisë barbare kulturore. Pavarësisht përpëlitjes në terror, Daesh ka qenë në gjendje të projektojë një dimension Universalist përtej bazës së tij sunite arabe në Lindjen e Mesme. Është si përplasja e qytetërimeve që lozin në një labirint pasqyrash. Daesh amplifikon përplasje jo ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, apo ndërmjet botës arabe dhe hegjemonisë së Atlantistëve, por më së shumti ndërmjet një konceptimi të caktuar (të deformuar) të Islamit dhe të pafeve të ndryshëm. Daeshi i “mirëpret” të gjithë, evropianët edhe katolikët, duke persekutuar të pafetë arabë dhe muslimanët e këqinj.

Nuk është çudi që Kalifati – një utopi konkrete në terren – gjen një jehonë në mesin e ujqërve të rinj të vetëm që jetojnë në Perëndim. Meqë Daeshi këmbëngul në historinë koloniale franko-britanike – dhe pastaj neokoloniale amerikane – të muslimanëve që shkelen nga një Perëndim dominues, i pafe, ata arrijnë të kanalizojnë një ndjenjë të përhapur të padrejtësisë në mesin e të rinjve.

Të gjithë – SHBA-ja, Franca, Britania, Rusia, Irani – tani janë në luftë me Daeshin (Turqia jo me shumë entuziazëm, po kështu edhe Shtëpia e Saudit dhe e banda GCC e petrodollarëve; për ta ky nuk është një prioritet.)

Por kjo është një luftë pa një perspektivë serioze politike afatgjatë. Askush nuk është duke diskutuar për vendin e sunitëve arabë në një Irak të dominuar nga shumica shiite; apo se si të bashkojnë përsëri shtetin sirian; apo nëse donatorët privatë të Daeshit nga Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet thjesht do të zhduken.

Rrethimi i Rakas dhe ri-pushtimi i Mosulit nuk do të thonë absolutisht asgjë nëse shkaqet e suksesit fillestar të Daeshit nuk adresohen. Kjo fillon me misionin e civilizimit të Perëndimit, si një histori që fsheh dominim kolonial të pakufizuar, dhe zgjerohet me shkatërrimin amerikan metodik, të paepur, me lëvizje të ngadalta të Irakut. Shpërthimi do të vazhdojë të mbretërojë mbi labirintin e pasqyrave; një sulm në afërsi të Parlamentit britanik nga një ujk i vetëm me thikë, një “ushtar që i përgjigjej thirrjes së tij” duke vrarë katër persona, u pasqyrua nga avionët amerikanë që bombarduan një shkollë pranë Rakas, duke vrarë tridhjetë e tre civilë.

Petraeusi mund t’i ketë trajnuar ata në shkretëtirat e Al-Anbarit. Por shumica e gjithë asaj bishe të ashpër që ecte drejt Camp Baccas për të lindur, siguroi prekjen e një mendjeje perëndimore. © Gazeta Impakt
Burimi: Sputnik

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne