Dalin pamjet nga momenti kur u ekzēkutua Hekuran Billa tek Komuna e Parisit

Televizioni “A2” ka siguruar videon e momentit kur Hekuran Billa, u ekzēkutua në mjetin i tij, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në pamje duket makina e atēntatorëve, që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qēllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar.

Në video shihet gjithashtu disa makina të tjera që pērplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar.

Kujtojmë se Billa kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është liruar në Shqipëri në shkurt të vitit 2019.

VIDEO:

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne