Shqiperia

Zbulohet propozimi i opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës: Në zgjedhje të mos lejohen koalicionet!

Përfaqësuesit e Opozitës Parlamentare kanë depozituar sot kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të preket edhe sistemi elektoral.

Në nismën e deputetëve të opozitës së re në Kuvend, kërkohet që zgjedhja e deputetëve të bëhët përmes sistemit proporcional me konkurrim rajonal. Drafti është firmosur nga Myslim Murrizi dhe krerët e grupeve të opozitës në Kuvend.

“Neni 64 ndryshohet si vijon:

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2.Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”, theksohet në amendamentin kushtetutës të opozitës në Kuvend

Në draftin e pakicës në Kuvend theksohet se partitë politike nuk lejohet të bëjnë koaliicone parazgjedhore, por vetëm pas zgjedhjeve.

Neni 2 Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”, thekson drafti i opozitës parlamentare./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA