Forcat izraelite plagosin 3 fotoreporterë dhe dhjetëra palestinezë

Tre fotoreporterë dhe dhjetëra palestinezë u plagosën në Bregun Perëndimor të okupuar nga plumbat e gjallë dhe plumbat e gomës së ushtrisë izraelite, si dhe nga gazi lotësjellës.

Murad Shtaiwi, koordinator i Komiteteve të Rezistencës Popullore në qytetin Kafr Qaddum dhe Qalqilya, tha se forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit paqësorë.

Shtaiwi tha se tre fotoreporterë dhe dy palestinezë u plagosën, ndërsa dhjetëra protestues pësuan asfiksim nga gazi lotsjellës.

Populli në Kafr Qaddum organizon protesta javore kundër okupimit izraelit dhe kundër aktiviteteve në kolonitë hebreje, të cilat zakonisht pasohen me ndërhyrjen e forcave izraelite.

Izraeli e okupoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967, në të cilin gjendet kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne