Danimarkë, arrestohen 3 të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste

Danimarka arrestoi tre persona të enjten nën dyshimet për komplot për të kryer sulme terroriste, raportoi gazeta lokale DR.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha më herët duke folur para gazetarëve në Bruksel se kërcënimi ishte “mjaft serioz”. “Natyrisht, është krejtësisht e papranueshme në lidhje me Izraelin dhe Gazën se ka dikush që e çon konflikt diku tjetër në botë në shoqërinë daneze”, shtoi ajo.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Flemming Drejer, kreu operativ i Shërbimit të Sigurisë dhe Inteligjencës të Danimarkës, i njohur me akronimin PET, dhe Peter Dahl, një inspektor i lartë në Policinë e Kopenhagës, u tha se të dyshuarit do të përballen me akuza paraprake për terrorizëm, ndërsa bastisjet ishin ende duke vazhduar në kohën kur po mbahej konferenca. “Tre personat do të akuzohen për shkelje të dispozitës së kodit penal për terrorizëm. Ata do të sillen para gjykatës me qëllim që të vendosen në paraburgim nga policia më vonë të enjten”, tha Drejer.

Ai tha se aktualisht do të zbulohen informacione të pakta në media pasi autoritetet preferojnë t’i zhvillojnë seancat gjyqësore me dyer të mbyllura, raportoi DR. “Mund të them se ky është një hetim ndaj një rrjeti njerëzish. Ka lidhje me bandën e ndaluar Loyal To Familia (LTF). Ka degë jashtë vendit”, tha Drejer.

“Mund të them se hetimi ynë zbuloi se një rrjet njerëzish ishin përfshirë në përgatitjen e një akti terrorist. Ne iu kundërvumë kësaj në një fazë të hershme. Do ta quajmë këtë një operacion sigurie”, shtoi ai. Policia ka konfirmuar se për të njëjtin rast është arrestuar edhe një person në Holandë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne