Ushtria izraelite sulmon me raketë palestinezët në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka goditur me raketë një automjet palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar. Dëshmitarët okularë, duke folur për Anadolu, thanë se droni zbulues i ushtrisë izraelite shënjestroi me raketë një automjet palestinez në kampin e refugjatëve Balata pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Mësohet se janë hedhur dy raketa nga droni zbulues në drejtim të mjetit dhe pasi raketa e parë ka dështuar personat që ndodheshin në mjet kanë shpëtuar para se të godiste raketa e dytë. Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se droni i ushtrisë izraelite ka shënjestruar një mjet palestinez me tre të rinj në rrugën Amman në kampin e refugjatëve Balata.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën një sulm në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne