DASH kërkon dënime më të egra për muslimanët shqiptarë

Departamenti Amerikan i shtetit kërkon të dënojë në mënyrë të ashpër muslimanët shqiptarë duke kritikuar institucionet e kosovës për dënimet të ulta ndaj personave të akuzuar për terrorizës. Duke ndërhyrë në mënyrë të hapur në punët e brendëshme të Kosovës dhe veçanërisht organeve të drejtësisë, DASH kërkon që muslimanët të kalben burgjeve vetëm për shkak të besimit të tyre.

DASH një organizatë që përndjek muslimanët në mbarë botën me raporte kundër tyre, thtoë se qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit, “janë caqe potenciale për rekrutim nga organizatat të dhunshme ekstremiste, me orientim etno-nacionalist apo fetar”.

“Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vlerësohet se 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri. Dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin kanë vazhduar”, u tha në raportin e DASH-it.
Duke përmendur rastet e dënimeve në kosovë për terrorizëm, DASH vuri në pah se Kosova ka legjislacion për të luftuar edhe financimin e terrorizimit, por tha se ka mungesë të një strategji për të adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.

Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne