Rajoni

Davutoglu: Shkupi e ka përgatitur Stambollin!

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në Emisionin “Pikëpamje” në Televizionin SHENJA, ka deklaruar se ardhja nga Konja në Shkup ose nga Stambolli në Shkup, nuk e ka bërë ta ndjej veten kurrë të huaj.

“Kam vizituar shumë qytete nëpër botë. Disa nga ato ju tërheqin vëmendjen tejmase, ju pëlqejnë, por nuk i ndjeni si tuajat. Në ato qytete shëtisni si turist. Nuk mund t’i shëtisni këto qytete, duke u ndjerë si njerëzit e tij, apo si pjesë e pandashme e tij. Ju duken interesante, të bukura por e ndjeni se ju nuk i përkitni atyre. Kur erdha në Shkup për herë të parë në vitin 2005, më krijoji përshtypjen sikur të kem jetuar këtu që nga dita kur u linda, më dhuroi ndjenjën sikur të mos isha shkëputur ndonjëherë nga Shkupi dhe gjërat të cilat i kam përjetuar në Konja, ngjashëm edhe në Shkup”, ka deklaruar Davutoglu.

Ai përmend sjelljet e njerëzve në Çarshinë e Shkupit, estetika e minareve të xhamive, tekstura kulturore në qytet, rrugët e tij, mirësjellja e njerëzve ndaj njëri tjetrit si një kulturë e shkrirë në mëvetësinë e qytetit.

“Një karakteristikë tjetër dhe të veçantë që ka Shkupi është se ky qytet e ka përgatitur Stambollin, pra, pas kalimit në Rumeli, kjo kulturë për të arritur në Stanboll, ka kaluar fillimisht përmes Shkupit, Filibes dhe Edirnesë dhe këtë shumë thjeshtë mund ta konstatoni nga vëzhgimi i stilit arkitektonik, në këtë kontekst këtë vazhdimësi të vëzhgimit historik. Shkupi për mua është një qytet boshtor dhe atëherë kur ta kuptoni Shkupin, të gjitha mund t’i penetroni. Qyteti i tillë është, nuk janë godinat, por kultura, qyteti është atmosferë kulturore. Nga kjo qasje, kur zbres në Shkup, apo kur shëtis rrugëve të tij, i mbyll sytë dhe marr frymë thellë dhe e ndjej veten sikur të jem herë në Medine, herë në Konja e herë më duket sikur jam në Stamboll”, ka thënë profesor Davutoglu. /SHENJA/

OPINIONE

INTERVISTA