Shqiperia

Dëmet e tërmetit, qytetarët në Durrës protestë para bashkisë: Jemi hequr na lista e dëmshpërblimit. Duam atë që na takon!

Ditën e sotme rreth 150 qytetarë në Durrës janë duke protestuar para bashkisë së këtij qyteti për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qytetarët kanë dalë në protestë pasi bashkia e Durrësit i ka hequr nga listat e dëmshpërblimeve. Ata kërkojnë që t’u njihen dëmet sipas listave DS1, DS 2 dhe DS 3, pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta për dëmet e shkaktuara.

“Na kanë hequr nga lista ku përfitojmë dëmshpërblim për dëmet e tërmetit, kjo është padrejtësi që duhet të ndreqet.

Kemi dalë në protestë për të kërkuar atë që na takon, si të gjithë qytetarët, të mos bëhet dalim. Të gjithë i kemi dokumentet të rregullta, nuk duhet të na përjashtojnë na lista e përfitimit,”-tha një protestues./tpz

OPINIONE

INTERVISTA