Dënohet me 2.6 vite burg Alda Klosi, ja vendimi për pastruesen dhe djalin e saj

Ish-zyrtarja, Alda Klosi është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg  nga Gjykata e Tiranës, pasi në banesën e pastrueses së saj u gjet një shumë parash prej 500 mijë eurosh, të cilat nuk i justifikonte me burime të ligjshme. Gjykata po ashtu dënoi me 7 vite burg, pastruesen Rozeta Dobi dhe me 5 vite djalin e saj, Havier Dobi.

Të tre të dënuar do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi t’i ulet me 1/3.

Si rezultat  ish-zyrtarja do të kryeje 20 muaj burg, pastruesja 4.8 vite burg, ndërsa djali i saj 3 vite burg./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne