Dënohet me 5 vite burg. Kritikoi mbretin për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Një maroken është dënuar me pesë vjet burg për kritikën që i bëri mbretit në Facebook për normalizimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin, shkruan The Guardian.

Said Boukioud, 48 vjeç, u burgos për postime që denonconin normalizimin “në një mënyrë që mund të interpretohej si kritikë ndaj mbretit”, ka thënë avokati El Hassan Essouni, duke shtuar se vendimi ishte apeluar.

Sipas kushtetutës së vendit, punët e jashtme janë prerogativë e monarkut, mbretit Mohammed VI. Maroku dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet në dhjetor 2020 si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit të mbështetur nga SHBA-ja.

“Vendimi i gjykatës së Casablancas për dënimin me pesë vjet burgim është i ashpër dhe i pakuptueshëm”, ka thënë avokati.

Ai shtoi se pavarësisht nga kundërshtimi i klientit të tij për lidhjet me Izraelin, ai nuk kishte ndërmend të ofendonte mbretin.

Postimet në Facebook datojnë nga fundi i vitit 2020, kur Boukioud jetonte dhe punonte në Katar./gazetaexpress

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne