Nga Elijah J. Magnier
Sulmet izraelite, si ato të sigurisë, ashtu edhe ato ushtarake, duhet të analizohen me kujdes, veçanërisht duke pasur parasysh suksesin e tyre në rajone të ndryshme dhe kundër disa objektivave. Këto sulme përfundimisht çuan në vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë që ishin ndërmarrë për ta mbrojtur atë.
Që kur u shpall si objektiv për Izraelin, Nasrallah-u mori masa jashtëzakonisht të rrepta sigurie. Personat që ndodheshin afër tij nuk lejoheshin të përdornin telefona celularë ose internetin. Nasrallah gjithashtu adoptoi një stil jete tepër sekret, duke lëvizur shpesh midis apartamenteve të ndryshme dhe asnjëherë nuk qëndronte në të njëjtin vend për një kohë të gjatë. Për më tepër, kalime të vogla u krijuan midis ndërtesave fqinje për t’i lejuar të lëvizte nga një vend në tjetrin pa pasur nevojë për një automjet. Këto masa i ofruan një ndjenjë sigurie njësisë së tij mbrojtëse, pasi lëvizjet e tij ishin të fshehta nga vëzhgimi ajror, duke reduktuar rrezikun e zbulimit nga dronët ose satelitët që mbledhin vazhdimisht inteligjencë.
Vendndodhja specifike e sulmit ishte e njohur si “Shtabi Khatam al-Anbiya ” apo “Shtabi i Vules se Profeteve”, një qendër komande nën drejtimin e komandantit Fouad Shukr, i cili ishte ngarkuar me menaxhimin e betejës “Përmbytja e Al-Aqsase” që nga 8 tetori 2023. Shukr ishte një vizitor i rregullt në këtë vend. Megjithatë, pavarësisht nga vrasja e Shukriut në periferi te Bejrutit më 30 korrik, Hezbollahu nuk e pa këtë incident si një shenjë të shkeljes se sigurise së brendshme, qoftë përmes burimeve njerëzore apo elektronike.
Fuad Shukriu, i njohur gjithashtu si “mukhtari” i Ouzait, lëvizte lirshëm në zonë pa frikë. Ditën e vrasjes së tij, në vend që shoferi ta dërgonte në garazhin e katit të poshtëm, ai doli nga makina drejtpërdrejt para ndërtesës, ku shumë njerëz në zonë e vunë re. Në rolin e tij profesional, ai pa dashur la gjurmë të lëvizjeve të tij, të cilat inteligjenca izraelite arriti t’i shfrytëzonte. Për më tepër, Hezbollahu kishte nisur të rifurnizoje depot e tij pas hedhjes së mbi 8,000 raketave dhe dronëve gjatë 11 muajve të fundit, të gjitha nën vëzhgimin vigjilent të inteligjencës amerikane dhe izraelite, përfshirë satelitët e tyre. Këto të dhëna siguruan informacion jetik, veçanërisht në lidhje me përgjegjësitë e tij si komandant i njësive të raketave të Hezbollahut. Në fund, Izraeli përdori këtë inteligjencë për të kryer operacionin vdekjeprurës kundër aftësive raketore të Hezbollahut mbi tokë.
Prandaj, nuk ishte krejtësisht e habitshme që Izraeli ishte në dijeni të pranisë së Nasrallahut në vendndodhjen ku përfundimisht u vra. Kjo ndodhi pas disa muajsh në të cilët Izraeli kishte hequr dorë nga shënjestrimi i udhëheqësve të Hezbollahut, përveç atyre të përfshirë drejtpërdrejt në konflikt dhe në luftime aktive kundër Izraelit—me të dyja palët që kryesisht i përmbaheshin këtyre kufijve të pashkruar. Për më tepër, vrasja erdhi pas një incidenti në të cilin një raketë ra në një zonë rezidenciale në Lartësitë e Golanit të pushtuara (Majdal Shams), për të cilën Izraeli akuzoi Hezbollahun, duke e përdorur atë si justifikim për të shënjestruar komandantin Fouad Shukr.
Pas hakmarrjes së Hezbollahut, filloi një seri vrasjesh që përshkallëzoi më tej tensionet. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu vendosmërinë e tij për të zgjeruar konfliktin në të gjithë territorin libanez, duke goditur mijëra objektiva—shumë prej tyre me saktësi—dhe duke vrarë udhëheqës të rëndësishëm të Hezbollahut. Kjo ofensivë e intensifikuar pasoi një operacion sabotazhi që ndikoi në pajisjet PAGER dhe, më pas, në pajisjet ICOM më 17 dhe 18 shtator.
Pas sabotazhit të ditës së parë, Hezbollahu dyshoi se bateritë e ICOM-it, të cilat ishin blerë në të njëjtën marrëveshje me pajisjet PAGER, mund të ishin kompromentuar. Si rezultat, pavarësisht nga madhësia e madhe e eksplozivëve të futur brenda baterive të komunikimit pa tel, humbjet njerëzore më 18 shtator ishin relativisht të vogla. Hezbollahu arriti të neutralizonte një numër të konsiderueshëm të këtyre pajisjeve përpara se të shpërthenin. Megjithatë, Hezbollahu nuk kishte një konsensus të menjëhershëm në lidhje me një hetim gjithëpërfshirës për mundësinë e një shkeljeje të sigurisë, qoftë elektronike apo njerëzore.
Izraeli njoftoi se inteligjenca e tij për operacionin u bazua në një kombinim të burimeve vizuale, njerëzore dhe elektronike, veçanërisht nga njësitë ushtarake 9900, 8200 dhe 504. Këto njësi ofruan informacion të rëndësishëm që tregonte se Sayyed Hassan Nasrallah kishte hyrë në një sallë takimi ku e prisnin zyrtarë të lartë, përfshirë zëvendëskomandantin e Gardës Revolucionare Iraniane, Gjeneral Major Abbas Nilforoushan, dhe komandantin e dhomës së operacioneve të Gardës Revolucionare Iraniane—të dy të pranishëm për të mbështetur betejën “Përmbytja e Al-Aksase”.
Njesia 9900 është e specializuar në inteligjencën vizuale, duke u fokusuar në imazhet satelitore dhe ajrore për të monitoruar lëvizjet e armikut dhe për të lokalizuar objektiva strategjikë. Njësia përdor teknologji të avancuara gjeohapësinore dhe elektro-optike për të ndjekur objektiva me vlerë të lartë si Nasrallah. Aftësitë e saj i lejuan të mbledhë informacione të hollësishme për vendndodhjet specifike, deri te detajet më të vogla të terrenit. Në këtë rast, aftësia e Njësisë 9900 për të monitoruar lëvizjet në kohë reale ishte thelbësore për të konfirmuar praninë e Nasrallahut në sallën e takimit, duke ndihmuar ushtrinë izraelite të planifikonte sulmin me saktësi.
Njësia 8200 është njësia kryesore izraelite e inteligjencës sinjalistike (SIGINT) dhe luftës kibernetike. Ajo është përgjegjëse për kapjen dhe analizimin e komunikimeve të armikut, mbledhjen e inteligjencës nga burimet elektronike dhe angazhimin në operacione kibernetike. Ka gjasa që Njësia 8200 të ketë kapur komunikimet e koduara të Hezbollahut ose të ketë depërtuar në rrjetet e tij dixhitale, duke i lejuar Izraelit të ndjekë lëvizjet, të identifikojë takime kritike dhe të mbledhë informacione të rëndësishme për vendndodhjen e Nasrallahut. Kapaciteti i Njësisë 8200 për të deshifruar komunikimet dhe për të ndërprerë rrjetet e armikut konsiderohet si një nga më të avancuarit në botë, dhe roli i saj në këtë operacion ndoshta përfshinte monitorimin e komunikimeve brenda rrethit të brendshëm të Nasrallahut dhe sigurimin e inteligjencës së saktë mbi lëvizjet e tij.
Njësia 504 është e specializuar në inteligjencën njerëzore (HUMINT), duke u fokusuar në rekrutimin dhe menaxhimin e informatorëve, veçanërisht brenda mjediseve armiqësore ose të vështira për t’u arritur. Kjo njësi është e njohur për bashkëpunimin e ngushtë me spiunët dhe bashkëpunëtorët që mund të ofrojnë inteligjencë nga terreni. Në rastin e vrasjes së Nasrallahut, Njësia 504 mund të jetë mbështetur në informatorë brenda Hezbollahut ose në njësinë e sigurisë së Nasrallahut, duke ofruar informacione specifike dhe të zbatueshme për lëvizjet e tij dhe takimin në Shtabin “Khatam al-Anbiya”. Përfshirja e agjentëve njerëzorë mund të shpjegojë se si Izraeli dinte jo vetëm për praninë e Nasrallahut, por edhe për praninë e zyrtarëve të tjerë të lartë në sallën e takimit, duke siguruar që operacioni të kryhej në kohën optimale për ndikim maksimal.
Këto njësi formojnë një rrjet të integruar që kombinon mbikëqyrjen vizuale, kapjen elektronike dhe inteligjencën njerëzore për të ofruar ndërgjegjësim të plotë për situatën. Bashkëpunimi i këtyre aseteve të inteligjencës i lejoi Izraelit të shkelë aparatin e fortë të sigurisë së Hezbollahut dhe të eliminojë një nga figurat më të mbrojtura të tij. Kjo nxjerr në pah rolin në rritje të teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës në luftën moderne, ku të dhënat elektronike dhe njerëzore konvergojnë për të prodhuar rezultate shumë efektive ushtarake.
Të pranishëm ishin gjithashtu Ali Karaki (Abu al-Fadl), komandanti i përgjithshëm i operacioneve jugore të Hezbollahut, zyrtari i sigurisë Haxhi Nabili dhe drejtori i zyrës së Nasrallahut Haxhi Xhihadi, së bashku me planifikuesit kryesorë ushtarakë që ishin përgjegjës për sugjerimin e objektivave dhe diskutimin e aftësive izraelite. Këta liderë ishin ne takim per te treguar shenjestrat e mundshme sensitive që Hezbollahu mund të godase si hakmarrje për operacionet e fundit të sabotazhit dhe vrasjen e udhëheqësve të tij.
Tragjikisht, të gjithë të pranishmit në sallën e takimit u vranë kur sulmi izraelit shkatërroi ndërtesën. Paramedikët, duke përdorur disa korridore nentokesore, arritën të gjenin trupat, të cilët ishin ruajtur, por kishin vdekur për shkak të presionit të madh nga 85 tonë eksploziv që Izraeli përdori.
Ky incident nge pyetje të rëndësishme. A ishte mbikëqyrja vizuale e lidhur me satelitë që konfirmoi praninë e Nasrallahut në vendndodhje për disa orë, duke i dhënë kohë Izraelit të përgatitej dhe të niste sulmin? A ishin fshehur pajisje gjurmimi brenda pager-ëve të mbartur nga shumë zyrtarë disa muaj më parë, apo ndoshta brenda baterive të mbushura me eksplozivë? A kishte agjentë brenda aparatit të sigurisë të ngarkuar me mbrojtjen e Nasrallahut që rrodhën informacionin dhe identifikuan objektivin “e artë” në skenë? Apo ishte një kombinim i këtyre faktorëve që u bashkuan për të prodhuar inteligjencën e saktë të nevojshme për vrasjen e Nasrallahut?
Tani Hezbollahu përballet me detyrën urgjente për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve kritike. Ai duhet të braktisë urgjentisht bazat e njohura dhe të përdorura më parë, të eliminojë operacionet mbi tokë dhe të ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës të inteligjencës për të zbuluar përgjigjet e nevojshme dhe për të parandaluar shkeljet e ardhshme të sigurisë.
Asgjë nuk e ndalon Hezbollahun të ndjekë këtë kurs veprimi, edhe gjatë sulmeve apo përballë një pushtimi të mundshëm tokësor. Iniciativa tanime eshte ne doren e Hezbollahut, veçanërisht pasi Izraeli njoftoi se i ka shteruar lista e objektivave dhe se i ashtuquajturi “banka e objektivave” eshte e zbrazët, pa përjashtuar domosdoshmërisht mundësinë që të shtohen objektiva të rinj në të ardhmen. Ky zhvillim i jep Hezbollahut një mundësi për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj ngjarjeve të fundit dhe për të përshkallëzuar drejt konfliktit më të gjerë për të cilin duket se Izraeli po përgatitej, ndërsa trajton dobësitë e brendshme dhe forcon mbrojtjet e tij.
Megjithatë, Hezbollahu ende nuk ka reaguar, dhe ditët në vijim pritet të shohim se çfarë fuqie ka ngelur ne aftësitë e tij per te vepruar.