Deputetët e Partisë Demokratike zgjedhin Gazment Bardhin t’i përfaqësojë në Konferencën e Kryetarëve

Grupi parlamentar i opozitës ka mandatuar Gazment Bardhin që të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve. Vendimi për autorizimin e kreut të Grupit u mor gjatë mbledhjes së grupit në selinë blu.

Pas përfundimit të takimit, Gazment Bardhi është drejtuar në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ndërkohë mbledhja me dyer të mbyllura u zhvillua me debate mes deputetëve të opozitës dhe sërish kryefjalë ka qenë masa e arrestit ndaj Sali Berishës.

Mësohet se gjatë mbledhjes deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur me demokratin, Bledjon Nallbati, ku situata ka shkuar deri në fyerje dhe debat verbal mes tyre. Mësohet se Tritan Shehu ka thënë se duhet bërë çmos për të shpëtuar Sali Berishën nga arresti. Ndërkohë që Nallbati i është kthyer ashpër, duke thënë se ky i fundit nuk ka bërë asgjë në Parlament./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne