Deputeti francez kundër pjesëmarrjes së shtetasve francezë në operacionet për “eliminimin e palestinezëve”

Deputeti francez nga partia opozitare “Franca e Papërkulur” (LFI), Thomas Portes bëri një postim lidhur me momentet ku ushtarët izraelitë këndojnë himnin kombëtar të Francës dhe theksoi se është e papranueshme që francezët të marrin pjesë në operacionet për “eliminimin e popullit të Palestinës”.

Përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale X, deputeti i LFI ndau pamje lidhur me momentet ku ushtarët në ushtrinë izraelite këndojnë himnin kombëtar të Francës, La Marseillaise.

Në postimin e tij, Portes tha se në mesin e shtetasve të huaj në ushtrinë izraelite, francezët kanë përqindjen më të madhe pas amerikanëve.

Portes tërhoqi vëmendjen se në Izrael 4.185 ushtarë me origjinë franceze janë përfshirë në radhët e ushtrisë e cila ka “kryer krim lufte, ka bërë spastrim etnik dhe gjenocid” duke e cilësuar si “të papranueshme” pjesëmarrjen e shtetasve francezë në operacionet ushtarake për “eliminimin e popullit të Palestinës”.

Ai ka përsëritur thirrjen ndaj ministrit francez të Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti dhe Prokurorisë së Parisit për hapjen e hetimit ndaj ushtarëve që janë bashkëpunëtorë në krim me ushtrinë izraelite./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne