Autori i dyshuar vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se autori, M. P. po ashtu 14-vjeç, ka deklaruar se sherri me Canin kishte nisur që të premten sipas tij, sepse po e shikonte.
Autori i mitur thotë se e kishin lënë për t’u sqaruar dhe janë zënë sërish të hënën. Siç bëjnë me dije burimet, të hënën sherri ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe ka ndërhyrë edhe oficerja e sigurisë.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.
I pyetur nëse është penduar ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër./Tpz