Detajet/ ‘Duan mish me bismilah…’ Refuzuan ushqimin, edhe dy të burgosur të tjerë në gjendje të rëndë

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në Burgun e Peqinit, ku i burgosuri Genci Balla ka përfunduar gjatë ditës së sotme në gjendje të rëndë në spitalin e burgut në QSUT.

Në fillim u tha se Balla i cili po vuan dënimin për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, ishte rënduar nga gjendja shëndetësore pasi kishte hyrë në grevë urie, pasi kundërshtonte regjimin ‘41 Bis’ ku ishte vendosur.

I njohur si imami i vetëshpallur i  “Unazës së Re”, Genci Balla ka refuzuar ushqimin bashkë me dy miqtë e tij.

Drejtori i burgut, Bukurosh Malluta, bën me dije se Balla ka refuzuar ushqimin pasi ka përbërje mishi.

Balla është duke u trajtuar me serume, dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për refuzimin e ushqimit.

Ndërsa një miqtë e tij në burg që është solidarizuar me të thuhet se eshte në gjendje të rëndë shëndetësore, por ende nuk është transportuar drejt spitalit.

Ndërsa është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes.

Po ashtu në gjendje të rënduar ndodhet edhe një tjetër i burgosur.

Po sipas burimeve brenda institucionit të burgut të tre të burgosurit kanë refuzuar mishin pasi nuk është therur me bismilah.

Në shenjë solidariteti e kanë mbështetur edhe të burgosur të tjerë, por drejtori i burgut bën me dije se nuk është bërë asnjë kërkesë per grevë urie të paktën zyrtarisht./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne